PERSONAL · PROFESSIONAL · BRANDING MASTERCLASS për Sipërmarrës & Liderë - Business Magazine Albania

PERSONAL · PROFESSIONAL · BRANDING MASTERCLASS për Sipërmarrës & Liderë

29-01-2026 09:30:00 Join

Është momenti të ndërtosh një brand personal të qartë, të qëndrueshëm dhe të vërtetë. Ky masterclass është krijuar për sipërmarrës, pronarë biznesesh dhe liderë që duan më shumë se prani publike. Sepse të jesh i dukshëm është e lehtë. Të jesh i qartë, është strategji.

Gjatë masterclass-it, Suela Tuci dhe Jori Vila do të të udhëheqin në një proces të strukturuar për të ndërtuar brandin tënd personal profesional me mendim strategjik dhe autenticitet. Do të punohet në thelb për të kthyer identitetin, përvojën dhe vlerën e gjithësecilit në një pozicionim të qartë dhe funksional.

Ky nuk është një masterclass teorik. Është punë reale mbi veten dhe brandin tënd.

Në përfundim të masterclass-it do të kesh:

ADN-në e Brandit tënd Personal Profesional

Një plan të personalizuar të brandimit personal

Qartësi strategjike për mënyrën si komunikon dhe pozicionohesh

29 Janar 2026
Piramida
09:30 – 13:30

Vende të kufizuara
Çmimi: 137 €
Early Bird: 97 €

Nëse do që brandi yt të të përfaqësojë realisht dhe të punojë për ty,
Regjistrohu tani

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0