"Paving Your Path to Leading Roles", webinari për fuqizimin e gruas në mënyrë gjenerative  - Business Magazine Albania

“Paving Your Path to Leading Roles”, webinari për fuqizimin e gruas në mënyrë gjenerative 

14-05-2024 17:00:00 Join

Webinar nga “Women on Boards Albania

“Women on Boards Albania” po organizon webinar-in e parë në Shqipëri, dedikuar grave ambicioze që dëshirojnë të zgjerojnë horizontet e tyre profesionale dhe të ndërtojnë një rrugë të qëndrueshme drejt suksesit në botën e biznesit dhe qeverisjes. Ky event, i cili do të mbahet më 14 Maj, ora 17:00 PM, synon të përgatisë pjesëmarrëset për sfidat dhe mundësitë drejt rrugës së drejtimit organizativ dhe qeverisjes.

Në këtë webinar, të ftuara do të jenë dy personazhe frymëzuese në fushën e drejtimit dhe ndryshimit organizativ: Albana Vrioni dhe Kathleen Dameroon. Të dyja janë të njohura për kontributin e tyre në zhvillimin e liderëve dhe në promovimin e diversitetit dhe përfshirjes në ambjente biznesi.

Albana Vrioni, Drejtoreshë Ekzekutive e WOB-AL, gjithashtu themeluese e Vrioni Consulting, dhe katalizatore e ndryshimit dhe inovacionit, është një trajnere ekzekutive që udhëheq dhe këshillon ekipe globale të liderëve për të nxitur një kulturë që promovon rritjen inovative & gjenerative. Ajo është themeluese e “Women on Boards – Albania”, synimi i së cilës është të ndihmojë gratë me performancë të lartë të arrijnë nivele të larta ekzekutive, drejtuese dhe qeveritare.

Kathleen Dameroon, e njohur për profilin e saj si trajnere në fushën e ndryshimeve transformuese, sjell mbi tre dekada përvojë në industrinë e trajnimeve dhe mentorimit ndërkulturor. Me një pasion për të ndërtuar hapësira krijuese & motivuese, ajo ndihmon liderët të zbulojnë zgjidhje të qëndrueshme që lidhin introspeksionin me kreativitetin sistemik.

Webinari do të trajtojë tema kyçe si dallimi midis roleve udhëheqëse dhe anëtarësimeve në Bord, zhvillimi i vetëdijes për zgjedhje autentike në karrierë, dhe zgjerimi i perspektivave për të konsideruar pikëpamje të ndryshme. Gjithashtu, do të diskutohet rëndësia e vetëpyetjes për identifikimin e rrugës profesionale që rezonon më së miri me aspiratat personale.

Ky webinar është një mundësi e shkëlqyer për CEO-të, ekzekutivët në rritje dhe anëtarët e bordit që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të marrin perspektiva të vlefshme nga individë që kanë kaluar tashmë këtë rrugë. Regjistrimi është i hapur në

Meeting Registration – Zoom

ku pjesëmarrësit mund të sigurojnë një vend për të ndjekur më tej udhëtimin e tyre drejt lidershipit të suksesshëm.

Për të mundësuar një kontekst multi-kulturor e ndërkombëtar webinari ështe në Anglisht.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0