Historia e Bliss në Startup Grind Tirana/ Nga startup lokal, në investim global! - Business Magazine Albania

Historia e Bliss në Startup Grind Tirana/ Nga startup lokal, në investim global!

30-03-2026 18:00:00 Join

270 mijë dollarë të siguruara. Një ide e lindur në Shqipëri. Tani po rritet globalisht.

Në eventin e radhës të Startup Grind Tirana, do të jetë e ftuar Jona Doda, Themeluese dhe CEO e Bliss (mental health startup).

Bliss po ndërton një infrastrukturë të shëndetit mendor të përshtatur me kulturën, duke kombinuar terapistë të licencuar me inteligjencën artificiale për të mbështetur komunitetet e diasporës dhe ekipet globale. Së fundmi, startup-i ka mbyllur raundin e parë të investimit angel prej 270 mijë dollarësh, me mbështetjen e Keiretsu Forum SEE, FinestLove VC dhe Plug and Play Tech Center.

Bashkohuni me ne për një bisedë të hapur rreth ngritjes së kapitalit, ndërtimit të një startup-i nga ideja fillestare dhe sfidave për ta kthyer një ide në një kompani të mbështetur nga investitorë.

Nëse jeni duke ndërtuar diçka tuajën, duke ëndërruar për sipërmarrjen, apo thjesht kurioz për botën e startup-eve, kjo është një bisedë që nuk duhet ta humbisni.

📅 30 Mars
⏰ 18:00
📍 Innovation Hub

Rezervo vendin tënd këtu

Ky event organizohet me mbështetjen financiare të Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0