Hapen aplikimet për kohortat e vitit 2024 të OriginAL! - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për kohortat e vitit 2024 të OriginAL!

Hapen aplikimet për kohortat e vitit 2024 të OriginAL!
01-04-2024 Join

OriginAL fton të rinjtë shqiptarë nga diaspora, nga mosha 18 deri në 24 vjeç, të (ri)lidhen me rrënjët tona kulturore përmes një udhëtimi 2-javor komplimentar nëpër Shqipëri dhe Kosovë. OriginAL ofron një mundësi të pashembullt për të zbuluar trashëgiminë shqiptare, duke vizituar vende të njohura historike dhe kulturore, duke u angazhuar me njerëz frymëzues dhe duke shkëmbyer ide me bashkëmoshatarë.

Deri më 1 Prill 2024, të rinjtë e diasporës brenda grupmoshës kanë mundësinë të aplikojnë për një përvojë që do të krijojë lidhje të qëndrueshme me vendet dhe popullin tonë. Regjistrimi dhe formulari i aplikimit janë të qasshëm përmes butonit më poshtë.

Aplikoni këtu!

Germin dhe Fondacioni Global Shqiptar janë të përkushtuar për të organizuar tre kohorta OriginAL në vitin 2024, dy të planifikuara për verë dhe një për vjeshtë. Ne ju ftojmë përzemërsisht që të bashkoheni me ne në arritjen e këtij qëllimi të rëndësishëm. Mbështetja juaj është thelbësore për t’i mundësuar këto udhëtime transformuese për rininë shqiptare, ne funksion të lidhjes me trashëgiminë dhe origjinën.

Grupi i parë: 30 maj – 11 qershor
Grupi i dytë: 18 – 30 korrik
Grupi i tretë : 3 – 15 tetor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0