Bëhuni gati për një aventurë tjetër AllWeb! - Business Magazine Albania

Bëhuni gati për një aventurë tjetër AllWeb!

02-04-2024 13:30:00 Join

Në botën dinamike të marketingut digjital, të qenit në krye të trendeve më të fundit është esenciale për suksesin e një biznesi. Jemi të ndërgjegjshëm se zhvillimet që ndodhin në përdorimin e rrjeteve sociale si LinkedIn,Instagram, Tiktok, YouTube etj sjellin nevojën për të qenë i përditësuar vazhdimisht për t’i përdorur me efektivitet maksimal këto mjete.

Ne vijim të përvojës së  suksesshme të konferencës së mirënjohur AllWeb që nga viti 2016 në Shqipëri, kësaj rradhe do të sjellim një format të ri. Kemi ftuar disa nga folësit e vitit të kaluar për të trajtuar më thellësisht tematikat e tyre duke ndare me ne për 3 ditë ekspertizën e tyre.

AllWeb Workshop, do të ofrojë një teknika të avancuara mësimdhënie, njohuri praktike dhe mundësi të çmuara për rrjetëzim.Ju nuk duhet ta humbisni mundësinë për të përmirësuar aftësitë tuaja në marketingun digjital duke i cuar ato në një nivel të ri.

A i mbani mend këta emra?

Jasmin Alić (Jay nga Hey Jay): Ekspert i shquar në rritjen e LinkedIn dhe copywriter për kompanitë e Fortune 500, Jay ndan ekspertizën e tij në branding dhe shkrimin strategjik online për të ndihmuar bizneset të rriten. Me mbi 200 000 followers ne LinkedIn, ai tregon se si mundeni ta ktheni në fitimprurese praninë tuaj në këtë rrjet profesional!

Çfarë do të mësoni nga Jasmin :

Si të planifikoni mbi 100 postime tuaja të ardhshme në LinkedIn™

Shumica e përdoruesve të LinkedIn™ që duan të publikojnë vazhdimisht përmbajtje luftojnë pikërisht me këtë gjë – krijimin e përmbajtjes. Sfida më e madhe? Gjenerimi i ideve.

Postime që ndihen të freskëta dhe të reja çdo herë. Me kalimin e viteve, Jasmin ka zhvilluar formulën 1-ne-9 që ju lejon të krijoni dhjetëra ide postimesh brenda pak minutash pa pasur nevojë të mbështeteni në AI.

Mënyra e provuar për të shkruar postime tërheqëse në LinkedIn™ në epokën e përmbajtjes së krijuar nga AI , është edhe më e rëndësishme të shkruash me një zë unik në rrjetet sociale. Ndërsa GPT-të e bëjnë shkrimin më të shpejtë, ato nuk përmirësojnë aftësitë tuaja të të shkruarit.

Tendencat e AI do të vijnë dhe do të shkojnë. Po aftësia juaj?

Është këtu për të qëndruar.

Regjistrohuni Këtu për të marrë Biletat tuaja!

Kirsten JassiesKirsten Jassies (Allweb 2019) një eksperte holandeze e mediave sociale,  do të thellohet në krijimin e përmbajtjes për Instagram dhe TikTok, diçka për të cilën mbajmë mend që ekipi juaj ishte veçanërisht i entuziazmuar gjatë AllWeb Conference. Sesioni i saj praktik mbi krijimin e formateve të shkurtra të videos jo vetëm që do t’i frymëzojë, por gjithashtu do t’a pajisë ekipin tuaj me mjetet për të prodhuar përmbajtje angazhuese dhe inovative.

E specializuar në Instagram dhe TikTok, Kirsten është e njohur për trajnimin e saj dinamik në tregim vizual dhe strategjitë efektive të mediave sociale.

Çfarë do të mësoni nga Kirsten:

Krijoni formatin tuaj të shkurtër të videove! Zbuloni sekretet e formateve të njohura si GRWM, What’s in my Bag ose BTS në mediat sociale. Zgjidhni një format A Day in a Life, Insta VS Reality. Planifikoni postimet tuaja dhe strategjitë e ndërveprimit. Ky workshop ju udhëzon përmes krijimit dhe publikimit të videove tërheqëse të TikTok ose Instagram me hapa të thjeshtë!

Gjithashtu do të ketë edhe të ftuar specialë nga kompanitë lokale për të ndarë njohuri praktike dhe studime të suksesshme të rasteve nga puna e tyre e përditshme.

Detajet e workshopit

E planifikuar për datat 02-04 prill, workshopi do të nisë në orën 13:30 në datën 2 prill në Tiranë tek Xheko Imperial

Bileta kushton 259 euro me tarifa speciale për rezervime grupi ku mund të përfitoni bileta 4+1 falas.

Për pyetje dhe rezervime për biletat, kontaktoni marketing@newmedial.al

Regjistrohuni Këtu për të marrë Biletat tuaja!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0