Albanian Dreamin' 2021 - Thirrje për aplikime! - Business Magazine Albania

Albanian Dreamin’ 2021 – Thirrje për aplikime!

22-05-2021 10:00:00 Join

Albanian Dreamin’ 2021 është një konferencë e cila mbahet në Shqipëri për të dytin vit rradhazi dhe bën bashkë profesionistë Salesforce nga e gjithë bota.

Në 22 Maj 2021, Salesforce Trailblazer Community Groups Albania dhe Leadership Development Association Balkan, do të organizojnë takimin i cili do të adresojë temën e inovacionit në teknologjitë globale, duke sjellë kështu eventin nga California e Shteteve të Bashkuara të Amerikës te “Te Stela Resort” në Tiranë.

Konferenca do të mbahet në përputhje me të gjitha rregullat, me një audiencë të limituar, sipas vendimit të Qeverisë Shqiptare, për të evituar përhapjen e Covid-19. Audienca do të jetë e pajisur me maska dhe do të ruajë distancimin, folësit do të komunikojnë në mënyrë virtuale dhe nëpërmjet livestream broadcasting. 

Konferenca Albanian Dreamin’ drejtohet nga komuniteti Trailblazer, i cili është krijuar për të ofruar edukim, trajnim dhe mundësi zhvillimi për të rinjtë e Ballkanit. Vizioni është të fuqizohen të rinjtë në programet Salesforce nëpërmjet bashkëpunimit, edukimit, rrjetëzimit dhe ndarjen e njohurive për të përmirësuar forcën punëtore dhe profesionalizmin në vend.

Në përfundim të konferencës të gjithë pjesëmarrësit do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje në këtë event ndërkombëtar. Aplikoni këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0