AIDA organizon “Match Maker Albania 2026”, forumi më i madh i investimeve në vend - Business Magazine Albania

AIDA organizon “Match Maker Albania 2026”, forumi më i madh i investimeve në vend

26-03-2026 Join

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të organizojë edicionin e dytë të Match Maker Albania 2026, një platformë e gjerë rrjetëzimi dhe ndërmjetësimi biznesi, e konceptuar për të lidhur kompani, investitorë, partnerë strategjikë, përfaqësues të qeverisë dhe aktorë të tjerë kyç nga sektori publik dhe privat.

Ky event synon të krijojë bashkëpunime të qëndrueshme dhe konkrete, të lehtësojë mundësi investimi dhe të nxisë partneritete ndërsektoriale, duke sjellë në një tryezë vendimmarrës dhe figura me ndikim nga industri prioritare për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

“Match Maker Albania” konsiderohet si forumi më i madh i investimeve në Shqipëri. Qëllimi i tij është të promovojë potencialin e vendit për investime, të mbështesë krijimin e partneriteteve të reja biznesi dhe të forcojë bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë. Platforma është ndërtuar si një hapësirë konkrete dhe e orientuar drejt rezultateve, ku dialogu, shkëmbimi i ekspertizës dhe identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim dhe investim janë në fokus.

Edicioni i dytë do të zhvillohet më 26 mars 2026, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Këtë vit, forumi do të ketë një fokus të veçantë në katër sektorë strategjikë, të organizuar në zona të dedikuara ndërveprimi:

• Future Estate – zhvillimi i pasurive të paluajtshme dhe projekteve urbane të së ardhmes
• Smart Agriculture – bujqësia inteligjente dhe teknologjitë moderne në agrobiznes
• Digital Horizons – transformimi digjital dhe inovacioni teknologjik
• Energy – energjia dhe zgjidhjet e qëndrueshme

Përmes këtyre zonave tematike, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë takime të strukturuara, të prezantojnë projekte, të diskutojnë ide investimi dhe të ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi.

Match Maker Albania 2026 pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm biznesesh vendase dhe të huaja, investitorësh, institucionesh financiare dhe përfaqësuesish institucionalë, duke e kthyer eventin në një pikë referimi për zhvillimin ekonomik dhe investimet në Shqipëri.

Regjistrohu këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0