Only for the bold ones!
Junior Achievement of Albania me kënaqësi njofton nisjen e JUP 3.0, programin e inkubimit të krijuar për të ngritur idetë dhe sipërmarrjet e Alumni të JAA në një nivel tjetër!
Junior Up nuk është thjesht një program startupesh por një thirrje për ata që guxojnë të sfidojnë veten e tyre, guxojnë të testojnë idetë e tyre dhe t’i kthejnë ato në diçka të sfiduese në tregun lokal e global.
Ftojmë të gjithë alumnit JAA të aplikojnë dhe të bashkohen me ne në një udhëtim fantastik sipërmarrës nga i cili jo vetëm që do të mësoni shumë por do të sfidoni e nxitur vetën tuaj përtej programit!
JUP 3.0 do të ofrojë trajnime të plota, mentorim dhe mundësi rrjetëzimi, të gjitha të përqendruara në kthimin e koncepteve tuaja të biznesit në realitete të suksesshme apo në zhvillimin e mëtejshëm të startupeve tashmë të themeluara.
Gati për të guxuar? Aplikoni tani në Junior UP 3.0!
Afati për të aplikuar është deri më 4 Mars 2024
Klikoni në link për tu regjistruar!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto