Eurozona në rrezik për shpërbërje - Business Magazine Albania

Eurozona në rrezik për shpërbërje


FRANKFURT- Sipas një ankete të Sentix, e cila merret me studimet e pritshmërive të tregjeve, rreziku për shpërbërjen e Eurozonës, brenda 12 muajve u rrit për shkak të problemeve në Greqi dhe Portugali.

Në përfundimet e anketës së Sentix mbi “Indeksin e Shpërbërjes së Eurozonës” për muajin shtator thuhet se gjendja e brishtë e Eurozonës në krahasim me muajt e shkuar nuk ka ndryshuar dhe ka nxjerrë në pah një tablo të zymtë.

Ndërkohë që “Indeksi i Shpërbërjes së Eurozonës” një muaj më parë ishte 15.7 %, këtë muaj ai ka pësuar një rritje sipas Sentix duke shkuar në 16.3%.  Kjo do të thotë se 16.3% e të intervistuarve mendojnë që Eurozona mund të shpërbëhet brenda një periudhe prej 12 muajsh.

burimi: rtvscan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0