Europa po përgjon qytetarët. Aktivistët ngrenë alarmin - Business Magazine Albania

Europa po përgjon qytetarët. Aktivistët ngrenë alarmin

Një raport i Parlamentit Europian tregon se në shumë vende anëtare të BE-së përdoren software spiunazhi. “Shpërdorimi është aferë e gjithë Europës,” thuhet në raportin e papërfunduar të Komisionit hetimor, të prezantuar nga Sophie in ‘t Veld. “Vendet anëtare kanë përdorur software përgjimi kundër qytetarëve të tyre, për arsye politike si dhe për të fshehur korrupsionin dhe aktivitetet kriminele.”

Meqenëse asnjë nga autoritetet kombëtare nuk ka qenë i gatshëm t’i japë Parlamentit të BE-së informacione konkrete, raporti bazohet vetëm në burime të hapura për publikun. Sipas zyrtares, mund të thuhet se të gjitha vendet europiane kanë blerë softëare spiunazhi dhe disa prej tyre kanë bërë me to edhe tregti përfituese.

Lexo edhe: Gjermania paralajmëron institucionet: Mos përdorni antivirusin e “Kaspersky”, rrezikoheni nga hakerat rus

“Qiproja dhe Bullgaria janë kthyer në qendrat e eksportit, Irlanda ofron software për të rregulluar taksat. Ndërsa Luksemburgu është qendra financiare për shumë lojtarë nga vendet prodhuese.” – u shpreh Sophie Sophie in ‘t Veld, komisioni hetimor i BE.

Shembulli më i njohur është firma izraelite NSO, e cila prodhon softwar-in e spiunazhit Pegasus, një software që shkaktoi skandal politik në Greqi. Sipërmarrja ka filiale në Qipro dhe Bullgari dhe i ka kryer aktivitetet financiare nëpërmjet Luksemburgut. Ajo ka përfituar nga tregu i brendshëm dhe liria e lëvizjes brenda BE-së.

Viktima më e njohur e përgjimit të politikanëve të opozitës dhe gazetarëve në Greqi, është kryetari i socialdemokratëve të Pasok-ut, dhe deputeti europian Nikos Androulakis. Celulari i tij ishte infektuar me software-in e përgjimit, Predator, thote DW. Raporti merr në shqyrtim edhe qeveritë e Budapestit dhe Varshavës. / Pegasus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0