Europa po përgatitet për një dimër pa valë telefoni - Business Magazine Albania

Europa po përgatitet për një dimër pa valë telefoni

Edhe pse duket e paimagjinueshme, por telefonat celularë mund të ‘dalin jashtë përdorimit’  në Evropë këtë dimër, nëse ndërprerjet e energjisë shkatërrojnë pjesë të rrjeteve celulare në të gjithë rajonin. Vendimi i Rusisë për të ndalur furnizimin me gaz përmes rrugës kryesore të furnizimit të Evropës pas konfliktit në Ukrainë ka rritur shanset për mungesë të theksuar të energjisë. 

Zyrtarët e industrisë së telekomunikacionit thonë se kanë frikë se një dimër i ashpër do të vërë në provë infrastrukturën e telekomunikacionit të Evropës.

Aktualisht nuk ka mjaft sisteme rezervë në shumë vende evropiane për të përballuar ndërprerjet e shumta dhe të gjata të energjisë.

Vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Francën, Suedinë dhe Gjermaninë, po përpiqen të sigurojnë që komunikimi të vazhdojë edhe nëse ndërprerjet e energjisë elektrike përfundojnë duke dëmtuar tej mase bateritë rezervë të instaluara në mijëra antena celulare të përhapura në të gjithë territorin e tyre.

Lexo edhe: Rrjedhjet “shqetësuese” të Nord Stream tregojnë rrezikun e emetimeve globale të metanit

Evropa ka gati gjysmë milioni kulla telekomunikacioni dhe shumica e tyre kanë bateri rezervë që zgjasin rreth 30 minuta për të drejtuar antenat celulare.

Në Francë, një plan i paraqitur nga shpërndarësi i energjisë elektrike Enedis, përfshin ndërprerje të mundshme të energjisë deri në dy orë në një skenar të rastit më të keq.  Ndërprerjet e përgjithshme do të preknin vetëm pjesë të vendit me rotacion. Shërbimet thelbësore si spitalet, policia dhe qeveria nuk do të ndikohen.

Të mësuar me furnizim të pandërprerë me energji elektrike për dekada, vendet evropiane zakonisht nuk kanë gjeneratorë që mbajnë energjinë për një kohë më të gjatë dhe ky dimër do të jetë një sfidë e vërtetë për ta./ Euronews 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0