Europa pas Brexit... - Business Magazine Albania

Europa pas Brexit…


“Shumë mendonin se pas Brexit-it Europa mori fund. Por nuk është kështu…Ne duam të shkruajmë një kapitull më të mirë”. Kështu u shpreh kryeministri italian Mateo Renzi nga aeroplanmbajtësja “Garibaldi”, nga ku i dha nismë takimit 3 palësh me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez François Hollande.

Renzi theksoi se kishte zgjedhur një vend simbolik për të folur mbi BE-në e re. Pas shpatullave të tij gjendej ishulli Ventotene nga ku në 1941-shin Altiero Spineli, në ekzil, prezantoi projektin e tij për Europen e Bashkuar.

Kryeministri italian përmendi angazhimet e ardhshme të Unionit dhe sqaroi se temat për të cilat do të diskutojnë në takimin 3 palësh janë emigracioni, mbrojtja nga terrorizmi, por edhe rritja ekonomike e të rinjve.

“Europa nuk është problemi, por zgjidhja”, pohoi Renzi duke ju referuar akuzave të populistëve. “Europa është mundësia më e mirë, Brexit nuk duhet të na dekurajojë”, ishin fjalët e tij. Më pas foli presidenti francez, Hollande, i cili konfirmoi skaletën e parashtruar nga Renzi.

“Dëshirojmë që të ketë më shumë koordinim në nivelin e mbrojtjes, por duam gjithashtu edhe zhvillimin e nevojshëm për sigurinë tonë. Është e vërtetë që Brexit-i krijon pasiguri, por ne duhet t’i eleminojmë ato”, tha Hollande.

E fundit që foli gjatë konferencës për shtyp ishte kancelarja gjermane, e cila kërkoi më shumë përpjekje për përmirësimin e sigurisë.

“Duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e brendshme e të jashtme e duhet të përmirësojmë bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës dhe mbledhjen e informacioneve në terren. Me gjithë këta emigrantë që vijnë duhet të përmirësojmë mekanizmin e mbrojtjes së kufijve”, tha Merkel.

Sa i përket çështjes së emigracionit, udhëheqësja gjermane, e cilësoi si të drejtë bashkëpunimin me Turqinë, pasi, siç tha, të vetëm nuk do ta fitonin dot luftën me skafistët.

Ky është minisamiti i dytë i 3 liderëve që prej rezultatit shokues të referendumit britanik në muajin qershor.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0