Europa nën “thundrën” e të nxehtit. Në fundjavë do të përfshijë edhe Shqipërinë - Business Magazine Albania

Europa nën “thundrën” e të nxehtit. Në fundjavë do të përfshijë edhe Shqipërinë

Vala e të nxehtit që ka përfshirë këto ditë Europën Jugperëndimore kulmoi të enjten në Spanjë, me temperatura përvëluese që nxisin zjarre të dhunshme në disa zona të vendit.

Masa e ajrit të nxehtë e shtyu sërish zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit për të dytën ditë radhazi. Me një të nxehtë mbytës u përballën Greqia, Spanja e Portugalia, ndërsa Britania dhe Franca pritet të përjetojnë të njëjtën situatë gjatë ditëve në vijim.

Kjo është vala e dytë e të nxehtit që godet këtë pjesë të Europës brenda pak javësh. Shkencëtarët thonë se episode të tilla po bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

Lexo edhe: Thatësira më e ashpër në 70 vjet! Italia shpall emergjencën në pesë rajone

Ajo që dimë dhe që kemi parë është se i nxehti po bëhet më i shpesht, më i përhapur dhe temperaturat gjithmonë e më ekstreme. Këtë lloj lidhjeje për periudha të gjata kohore mund t’ia atribuojmë ndryshimit klimatik. Edhe pse nuk është e lehtë të dilet në përfundime të tilla, të gjitha provat drejt kësaj të cojnë. – u shpreh Lorenzo Labrador, zyrtar i OKB-së

Vala e këtij të nxehti afrikan që po mundon Europën, nuk do të kursejë as Shqipërinë. Kështu, temperaturat e larta rikthehen, duke mbërritur tani deri në 40 gradë Celsius këtë fundjavë.

Në këtë periudhë nuk do të ketë reshje shiu, ose do të jenë të papërfillshme dhe vetëm në zonat malore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0