Europa e vetmuar, çfarë ndodh kur Amerika tërhiqet nga kontinenti i vjetër! - Business Magazine Albania

Europa e vetmuar, çfarë ndodh kur Amerika tërhiqet nga kontinenti i vjetër!

Nga Joschka Fischer –  Tashmë është e qartë se rikthimi i Donald Trump në presidencën e SHBA-ve ka inauguruar një proces riorganizimi historik. Një nga viktimat e para dhe më të mëdha të politikave të Trump-it është marrëdhënia transatlantike, e cila ka qenë shtylla kryesore e rendit global që prej fitores së Aleatëve mbi Nazistët në vitin 1945 (dhe e cila u forcuar më tej nga fitorja perëndimore në Luftën e Ftohtë pas vitit 1989). Kështu, riorganizimi aktual (që po kryhet me pak ose aspak përgatitje) do të ndodhë kryesisht në kurriz të Kontinentit të Vjetër. Ndërkohë që europianët përballen me rikthimin e luftës në kufijtë e tyre përmes konfliktit në Ukrainë, administrata e re amerikane duket se dëshiron kthimin e trupave amerikane të stacionuara në Evropë në Amerikë. Çfarë do të bëhet me ne? Kjo është një pyetje që ne europianët duhet ta përgjigjemi plotësisht vetë.

Mos bëni gabim: Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga Europa. Një largim i plotë mund të mos jetë vendosur ende, por të gjitha shenjat tregojnë këtë gjë dhe europianët duhet të veprojnë sikur kjo do të ndodhë. Për më tepër, SHBA-të nuk po largohen vetëm; ato po heqin dorë edhe nga roli i garantuesit dhe tregu kryesor brenda një sistemi global të tregtisë së lirë. Agresioni unilateral ekonomik ndaj miqve dhe partnerëve tregtarë ka tronditur rendin global ekonomik. Proteksionizmi ka zëvendësuar tregtinë e lirë dhe humbjet po shtohen. Bota po shkon drejt blloqeve tregtare tarifore që do të pasqyrojnë blloqet e reja gjeopolitike të shekullit XXI.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Evropa Perëndimore ka qenë e mbuluar nga çatia e sigurisë amerikane. Këto vende ndanin vlera që mbështesnin demokracinë dhe ekonominë e tregut, vlera që përqafuan pothuajse tërë Europa pas Luftës së Ftohtë. Por tërheqja e afërt e Amerikës krijon një situatë krejt tjetër për europianët. Ne duhet të përgatitemi për një të ardhme ku do të jemi të ngushtuar mes një Rusie perandorake dhe agresive dhe një Amerike që nuk mund të besohet më. Kjo do të thotë të përgjigjemi në pyetjen themelore që ka ngritur kjo kthesë historike: A jemi të gatshëm të bëjmë atë që duhet për t’u transformuar në një fuqi të vlefshme në vetvete?

Lexo edhe: 18 industritë që do të riformësojnë ekonominë globale deri në vitin 2040

Nëse populli i Europës përgjigjet me “po”, mekanizmat e sovranitetit evropian,  ushtarak, politik, fiskal, ekonomik, teknologjik dhe shkencor – duhet të marrin rolin kryesor. Të jesh sovran do të thotë të besosh në forcën dhe vullnetin tënd politik. Po përjetojmë jo vetëm një tronditje gjeopolitike, por edhe një ndryshim të thellë teknologjik dhe ekonomik. Revolucioni digjital dhe rritja e inteligjencës artificiale do të kenë pasoja të gjera për të gjitha ekonomitë dhe shoqëritë, si dhe për marrëdhëniet komplekse mes tyre. Përballë këtyre tronditjeve, shtetet tradicionale europiane do të mund të përparojnë vetëm nëse bashkohen për të shprehur një vullnet politik të përbashkët. Secila veç e vetme, madje edhe më e madhja (Gjermania) është shumë e vogël për këtë detyrë.

Presionet e jashtme me të cilat përballemi janë të vështira. Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon luftën ndaj Ukrainës dhe kërcënon pjesën tjetër të Evropës Lindore. Administrata Trump ka treguar vetëm përbuzje ndaj nesh dhe duket e përkushtuar t’i shkaktojë më shumë dhimbje ekonomike Amerikës dhe partnerëve të saj tregtarë. Ndërkohë, Kina po përparon me shpejtësi në fushën e inteligjencës artificiale dhe pajisjeve ushtarake të avancuara. Të gjitha këto presione do të rriten edhe më shumë në muajt dhe vitet që vijnë.

Por europianët ende kanë mundësi veprimi. Ne mund të shohim këtë vështirësi si një mundësi për ndërtim të ri. Sfida nuk është vetëm të kapërcejmë burimet e ngulitura të rezistencës së brendshme dhe të jashtme, por edhe të ruajmë identitetet tona të ndryshme. Nuk duhet ta humbim këtë shans. Trump dhe Putin nuk janë themeluesit që do të kishim zgjedhur për këtë moment, por janë çfarë kemi. Europa duhet të afirmohet si një fuqi sovrane dhe të ecë përpara vetë. Nuk ka alternativë, përveç nëse europianët zgjedhin një të ardhme të nënshtroshmërisë së përulur.

Ne duhet të krijojmë një forcë ushtarake parandaluese, të krijojmë kushtet dinamike për digjitalizim dhe inovacion në vend, të krijojmë një treg të vetëm kapitali dhe të mobilizojmë një vullnet politik të përbashkët dhe institucionet për ta realizuar atë në praktikë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike. Në thelb, ne duhet të bashkojmë Europën si një fuqi e lirë dhe sovrane. Nëse dështon kjo, do të jemi në mëshirë të aktorëve të jashtëm që nuk do të dëshironin asgjë më shumë se ta shohin Evropën të shpërbëhet dhe të bjerë në një gjendje dobësie dhe nënshtroshmërie të përhershme.

 

*Joschka Fischer, ish -ministër i jashtëm dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri në 2005, dhe një nga udhëheqësit e Partisë së Gjelbër gjermane për gati 20 vjet.

 

Burimi: Project Syndicate, 2025    /   www.project-syndicate.org

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0