Eurojust “godet” mashtrimet me kriptomonedhat. Më shumë se 200 mijë viktima në Europë - Business Magazine Albania

Eurojust “godet” mashtrimet me kriptomonedhat. Më shumë se 200 mijë viktima në Europë

Një hetim ndërkombëtar ka identifikuar disa rrjete kriminale që qëndrojnë pas më shumë se 470 faqeve të internetit që përdornin skema mashtrimi për klientët.

Rrjeti ndërkombëtar i kriptomonedhave dyshohet se ka mashtruar më shumë se 200.000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Nga tre milionë emaile që iu vunë në dispozicion policisë spanjolle, u identifikuan më shumë se 470 faqe interneti me domain-in spanjoll “.es”, nga të cilat rezulton se janë mashtruar 17.000 persona brenda Spanjës.

Lexo edhe: Europol aksion në 27 vende. Mbyll 12 mijë faqe që shisnin dhe reklamonin produkte false

Sipas burimeve policore, kriminelët kanë grumbulluar 2.5 miliardë dollarë nga qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Eurojust (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) po koordinon hetimin në shtatë vende evropiane. Së fundi, kontrolle janë kryer në qindra call center-a në Shqipëri, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Ukrainë.

Këto organizata u krijuan fillimisht në Izrael dhe Evropën Lindore dhe më pas kanë nisur bashkëpunimin me njëra-tjetrën, thotë avokati Mauro Jordan. Një nga 20 klientët që ai përfaqëson është një grua 80-vjeçare, e cila humbi më shumë se 837.000 dollarë, duke investuar në kriptovaluta./ EL PAIS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0