Europol aksion në 27 vende. Mbyll 12 mijë faqe që shisnin dhe reklamonin produkte false - Business Magazine Albania

Europol aksion në 27 vende. Mbyll 12 mijë faqe që shisnin dhe reklamonin produkte false

Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende të ndryshme kanë zhvilluar një operacion së bashku me Europol, për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra të falsifikuara. Shqipëria renditet ndër shtetet që reklamonte dhe shiste këto produkte.

Këto agjenci në disa kontinente kanë mbyllur 12 526 faqe interneti, kanë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive dhe kanë mbyllur 15 dyqane online që shisnin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale. Hetuesit sekuestruan 127 365 produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe kuti telefoni me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro.

Lexo edhe: Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike

Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Krocia janë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është kryer operacioni. Të tjera shtete janë dhe Belgjika, Bullgaria, Brazili, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Malta, Moldavia, Portugalia, Rumania, Sllovenia , Spanjë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë operacionit, u lëshuan 10 urdhra kontrolli dhe 14 persona u ndaluan, pasi u akuzuan për krime të pronësisë intelektuale. Në një aksion të policisë spanjolle u arrestuan katër persona dhe një person u akuzua zyrtarisht. Sipas rezultateve të hetimeve, i dyshuari kryesor fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe kishte një jetë luksoze. Operacioni i përsëritur, i cili mbështetet nga Eurojust dhe INTERPOL, synon, heton dhe sekuestron faqet e internetit që përmbajnë një sërë përmbajtjesh të paligjshme.

Europol 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0