Euro vijon të zhvlerësohet në tregun vendas - Business Magazine Albania

Euro vijon të zhvlerësohet në tregun vendas

Euro

Monedha vendase vijon të shfaqet më e fortë ndaj monedhave kryesore euro dhe dollar.

Euro ka vijuar të humbasë pikë këtë javë, duke u blerë me 110.5 lekë dhe shitur 111.1 lekë. Dollari amerikan po ashtu, iu rikthye rënies, duke u blerë 100.6 lekë dhe shitur me 101.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka rifituar pikë. Ajo blihet të mërkurën me 112.5 lekë dhe shitet 113.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ra pas një rritje të lehtë në fillim të javës. Ai blihet me 126.5 lekë dhe shitet me 127.7 lekë.

Lexo: 10 këshilla që duhet të dini rreth prezantimeve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0