Euro thyen edhe “kufirin” e 125 lekëve. Tregtohet me 124.3 lekë

Euro thyen edhe “kufirin” e 125 lekëve. Tregtohet me 124.3 lekë


Në këtë fillim jave, monedha vendase ka shënuar një tjetër rekord vlerësimi ndaj euros. Të hënën në pikat e këmbimit valutor, një euro u tregtua me më pak se 125 lekë (124.3 lekë) Në një javë euro u zhvlerësua me 1 lekë.

Nga fillimi i viti, euro ka humbur gati 7 % të vlerës së saj.

Forcimi i monedhës vendase ndaj euros së fundi, po tejkalon kufinjtë e fluksit të shtuar të euros. Ekonomistët i druhen fillimit të një efekti psikologjik. Prof. Elvin Meka ka theksuar se fundi se ata që kanë depozita në euro, nuk duhet të rendin t’ këmbejnë ato në lekë. Ai kujton se vlera e euros në tregun ndërkombëtar nuk ka ndonjë luhatje të theksuar.

Në të njëjtën kohë, ai vlerëson se nevojitet zgjerimi i masës monetare në treg (pra shtimi i parasë në lekë nga ana e Bankës së Shqipërisë). Oferta e parasë nuk ka qenë e lartë, nuk ka pasur rritje të dukshme të pagavë vitet e fundit, ndërsa konsumi është rritur.

Meka kujton se shtimi i euros në treg është fakt, por edhe në vitet 2004-2006, kur pati një bum të vërtetë ndërtimesh, nuk ka pasur një efekt kaq të madh zhvlerësimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0