Zhvlerësimi i Euros ndaj lekut ka vijuar edhe të martën, duke u këmbyer me 101.1 lekë në shitje dhe 102.1 lekë në blerje, në pikat e këmbimit valutor.
Edhe monedhat e tjera kanë ndjekur të njëjtin trend.
Rënia e lirë e Euros po ndiqet me ritme të ngjashme edhe nga valutat e tjera kryesore.
Paundi Britanik u këmbye të martën me 118.05 lekë, në minimumin e tij historik, më një rënie mbi 14% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë Dollari Amerikan ka zbritur në 90 lekë, niveli më i ulët i 15 viteve të fundit. Vetëm në vitin e fundit ka një rënie prej gati 22%.
Edhe Franga zvicerane është në ulje të theksuar (-11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare), duke u tregtuar me rreth 105 lekë.
Lexo: Ilva Dodaj, në mes të profesionistëve më të mirë të Nju Yorkut për 2023
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto