Euro nën 123 lekë - Business Magazine Albania

Euro nën 123 lekë


Ditët e fundit të këtij viti nuk janë aspak të mira për eksportuesit ndërsa mirëpriten për të gjithë ata që duan të bëjnë pagesa në euro. Monedha europianë po shënon rënie gjatë gjithë këtij muaji duke zbritur nën 123 lekë në pikat e këmbimit valutor.

Këtë të enjte tek rrjeti i pikave të këmbimit Iliria, një euro u ble me 122.6 lekë dhe u shit me 123.3 lekë. Zhvlerësimi i monedhës filloi të bëhet i dukshëm pas tërheqjes së Bankës së Shqipërisë me ndërhyrjet e saj stabilizuese.

Lexo: Banka e Shqipërisë vendos të blejë valutë për të frenuar zhvlerësimin e euros. Norma bazë e interesit ulet në 1%

Ndërsa zhvlerësimi pritet të vijojë të paktën deri në fund të vitit, nisur nga rritja e fluksit të monedhës nga jashtë përmes turistëve dhe emigrantëve.

Në një vit, euro është zhvlerësuar mbi 8%, ndërkohë që edhe dollari ka patur luhatje të vazhdueshme. Aktualisht një dollar është në nivelin e rreth 108 lekëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0