Euro në Shqipëri pëson zhvlerësimin më të madh të dhjetë viteve të fundit - Business Magazine Albania

Euro në Shqipëri pëson zhvlerësimin më të madh të dhjetë viteve të fundit

Jo të gjithë dinë të menaxhojnë paratë


Monedha europianë ka pësuar zhvlerësim të ndjeshëm në tregun e brendshëm duke zbritur nën 123 lekë. Në pikat e këmbimit valutor një euro u këmbu me 122.6 lekë. Agjentët e këmbimit valutor vlëerësojnë se ky është niveli më i ulët prej më shumë se dhjetë vitesh në tregun e brendshëm.

Zhvlerësimi i euros pasqyroj rritjen e nivelit të qarkullimit të saj në treg, por nuk ka një vlerësim zyrtar të forcimit të lekut në raport më euron dhe disa monedha të tjera.

Lexo: Zhvlerësimi i euros dhe mos rimbursimi i TVSH-së, bllokojnë eksportuesit shqiptarë

Zhverësimi i mëtejshëm i euros rrit shqetësimin prodhuesve vendas dhe eksportuesve, të cilët prej kohësh po ankohen për uljen e theksuar të fitimeve pikërisht për këtë arsye.

Pothuajse në këto nivele euro ishte vetëm në fund të vitit 2008, periudhë kur nisi të ndihen kriza financiare ndërkombëtare.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0