Euro në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit

Euro në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit


Monedha europiane vijon të zhvlerësohet në tregun shqiptar. Sipas të dhënave të kursit të këmbimit euro ështënnë 132 lekë, ndërsa në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të mërkurën me 131.57 lekë. Vetëm në një ditë, ulja eshtë gati 0.3 lekë.

Prej pak ditësh monedha europiane, ka vlerën më të ulët në treg në dhjetë vitet e fundit.

Pa ndonjë shpjegim të saktë, edhe dollari amerikan ka shënuar zhvlerësim në treg, duke u këmbyer në më pak se 107 lekë.

Mbiçmimi i lekut, po vjen në një periudhë kur faktorët sezonalë, si turizmi nuk janë të pranishëm, ndërsa duket se qarkullimi i monedhave të huaja në treg vijon të jetë i lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0