Estonia, transport publik falas për të gjithë banorët

Estonia, transport publik falas për të gjithë banorët


Pesë vjet më parë, kryeqyteti i Estonisë Talin, hodhi idenë e transportit publik falas dhe qeveritarët u kërkuan banorëve të votonin mbi propozimin në një referendum publik.  75% votuan PO.

Nga data 1 Korrik, çdo qytet i Estonisë do të ofrojë transport publik falas për rezidentët e tij, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

E vetmja gjë që njerëzit duhet të bëjnë, është të regjistrohen si banorë të qytetit dhe të paguajnë 2 euro për një “green card” (kartë e gjelbër). Ndërkohë, vizitorët, përfshirë dhe ata që vijnë nga qytete të tjera të Estonisë dhe turistët duhet të paguajnë për shërbimin e autobusëve, tramit, trenit dhe autobusëve elektrikë në Talin.

Disa vende si Franca dhe Gjermania, po mendojnë të përkrahin transportin publik falas për të reduktuar trafikun dhe ajrin e ndotur. Por nëse plani i Estonisë rezulton i suksesshëm, ajo do të bëhet vendi i parë në botë me transportin publik falas.

Pse transport falas?

Në faqen zyrtare, të qytetit Talin tregohet se transporti publik falas është në dobi të njerëzve me të ardhura të ulëta, por gjithashtu inkurajon grupet me të ardhura të larta të shpenzojnë më shumë para në restorantet, kafet dhe dyqanet e vendit. Dhe kjo është mirë për qytetet, sepse duke e bërë të lehtë transportin e njerëzve, nxitet aktiviteti tregtar.

Logjikisht, transporti publik falas duhet të inkurajojë njerëzit që të lënë makinat e tyre në shtëpi, duke lehtësuar kështu trafikun dhe duke zvogëluar ndotjen e ajrit.

Përdorimi i transportit publik është rritur ndjeshëm nga të moshuarit dhe të rinjtë, dhe atyre me të ardhura shumë të ulëta, si dhe njerëzve të papunë.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0