Teknologjia dhe interneti po e ndryshojnë ambjentin e të bërit biznes aq shumë, sa sot askush nuk mund tia dalë në biznesin e tij i vetëm. Teknologjia e çdo sektori po evoluon me një ritëm shumë të shpejtë dhe po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u ndjekur nëse nuk je i përqëndruar 100% në atë sektor Gjithashtu, çdo biznes ka nevojë për shumë sektorë që të mund të ecë përpara.
Kjo nevojë, ka bërë bashkë Shoqatën ‘’Albanian E-Commerce Association, AECA së bashku me Innovation Nest Tirana dhe Tok/Digital Agency për të krijuar një platformë unike në Shqipëri ku lidhja e partneriteteve dhe rritja e biznesit është fokusi kryesor.
Kjo platformë do të prezantohet në formën e një eventi 3-ditor menjëherë pas pushimeve verore, me qëllim që bizensi të jetë i çlodhur dhe i hapur ndaj këtyre risive drastike prandaj shihni se çfarë do të ndodhë në datat 8, 9, 10 Shtator në parkun Olimpik Tiranë.
Sot më shumë se kurrë çdo biznes në Shqipëri ka nevojë për t’u zhvilluar, dhe ky zhvillim vjen me partnerët e duhur, me klientët e duhur, me njohuritë e duhura dhe me strategjinë e duhur. Shoqatat tona të biznesit po krijojnë këtë event si për bizneset tona, sepse qëllimi i vetëm i këtij eventi është të sjellë rezultate pozitive në bizneset tona.
Innovation Nest në vitin e tretë të përsëritur të këtij aktiviteti në bashkëpunim këtë vit me AECA vjen me konceptin ‘Connect Albania’.
Ky koncept është i krijuar për të ndërlidhur bizneset me njëri tjetrin dhe me klientët idealë të tyre, me qëllimin e vetëm rritjen e shitjeve në ambjentin aktual, ku ndryshime e vazhdueshme nuk mungojnë.
Si do të realizohet kjo?
Përgjatë tre ditëve do të ketë aktivitete me aq vlerë për kompanitë dhe drejtuesit e tyre, sa do bëjë bashkë të gjithë ata që bashkëpunimin e shohin si rrugën e zhvillimit.
Tema e Ditës së Parë: ‘’Connect Albania to the World’’
Përgjatë kësaj dite fokusi do të jetë informacioni dhe network-u me partnerë, të cilët do ndihmojnë kompanitë shqiptare të ri-dimensionohen përtej realitetit Shqiptar, por edhe të gjejnë mundësi për të zgjeruar tregun e tyre.
Do të kemi në sallë dhe në skenë përfaqësues të bizneseve të rajonit, të cilët pëfaqësojnë mbi 500 kompani të tregëtisë në internet dhe teknologjisë, nga Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Bullgaria. Rajoni është edhe ndalesa e parë e Shqiptarëve në rrugëtimin për t’u lidhur me botën. Përfaqësues të këtyre tregjeve, përveç se do të jenë prezentë me stendë në event do të prezantojnë pasdite tregjet e tyre dhe mundësitë që ato sjellin për Shqiptarët.
Më pas do të kemi folës ndërkombëtarë në skenë, të cilët tregojnë situatën dhe trendet ndërkombëtare të sjella në kontekstin Shqiptar dhe mundësitë që ato do të sjellin. Përfaqësues nga Ebay të cilët do të tregojnë se çfarë shitet nga Shqipëria dhe çfarë mund të shitet më tej online në marketplace më të njohur në botë.
Përgjatë çdo dite do të ketë workshop nga ekspertë vendas dhe të huaj për pjesmarrësit, por edhe për stafin e kompanive që do të jenë prezente në këtë event.
Tema e Ditës së Dytë: ‘’Connect Albania to Itself’’
Përveç se të lidhemi me botën, ne kemi nevojë të lidhemi edhe me njëri-tjetrin më mirë. Tregtia online por edhe vetë interneti sot, për të parën herë na japin një mundësi të jashtëzakonshme për ta realizuar këtë.
Përgjatë kësaj dite kompanitë më të mira të tregtisë në internet do të jenë prezente në sallë me aktivitete dhe fjalime të ndryshme, gjithashtu pasditja do i dedikohet kompanive të Kosovës edhe diasporës të cilat janë pjesa jonë më e rëndësishme për t’u lidhur me veten dhe botën.
Përfaqësues nga kompania Zalando do të mbajnë një fjalim përkompanitë e modës, dhe do të zhvillojë një workshop eskluziv për stafin e kompanive prezente në event.
Tema e Ditës së Tretë: ‘’Connect Albania to the future’’
Përgjatë kësaj dite fokusi do jetë te trendet e reja në marketing, në teknologji dhe sigurisht në edukim.
Disa prej ekspertëve më të përgatitur vendas, do të na tregojnë se çfarë do i ndihmojë bizneset të rriten. Do të kemi një panel me disa prej kompanive të reja më novatore në vend për të treguar sfidat dhe drejtimin që ky sektor ka. Dhe sigurisht do të kemi disa prej trajnuesve më të mirë, për të trajnuar jo vetëm stafin tonë, por për të sjellë në event kandidatët më të mirë për t’u punësuar, që janë ata të cilët duan të zhvillohen.
Ju mirëpresim të gjithëve në event shumica e të cilit do të mund të aksesohet falas. Nëse jeni kompani që ofroni teknologjinovatore dhe risi në treg, duhet të na kontaktoni shpejt sepse hapësirat janë të limituara.
Na kontaktoni tek [email protected]
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.