Ermand Mertenika: Njihuni me teknologjinë e valëve “5G” - Business Magazine Albania

Ermand Mertenika: Njihuni me teknologjinë e valëve “5G”

teknologjinë e valëve 

5G është teknologjia më e fundit e rrjetit me valë “wireless”, e cila transmeton me shpejtësi shumë të lartë të dhënat nëpërmjet pajisjeve teknologjike dhe të komunikimit si kompjuterat, serverat, telefonat dhe komunikimi valor, midis antenave dhe kullave telefonike GSM.

5G është një valë elektromagnetike me frekuencë shumë të lartë, rreth 24 GHz. Frekuencë shumë e lartë do të thotë dhe energji mjaft të madhe elektromagnetike mbartëse.

Valët me energji dhe frekuenca kaq të larta bëjnë të mundur shkëmbimin e informacionit me shpejtësi mjaft të madhe.

Krahas benefiteve që ka kjo valë elektromagnetike me frekuencë të lartë posedon, kuptohet që në sektorin shëndetësor pasohet dhe me efekte negative mjekësore dhe risqet mund të jenë e një game të gjerë.

Teknologjia me valë “wireless” po zhvillohet me shpejtësi mjaft të madhe këto 10 vitet e fundit dhe kompanitë telefonike globale vazhdimisht përmirësojnë dhe përditësojnë eknologjinë me valë dhe së fundi ata nxorrën teknologjinë e gjeneratës së pestë të quajtur 5G.

Kuptohet që kjo teknologji sjell benefite madhore në telekomunikacion, pasi është mjaft efektive në komunikim dhe shkëmbimin e të dhënave si në:

  • Në komunikimin gjatë lëvizjes (automjete, trena, metro) gjatë së cilës komunikimi është i qartë dhe i pandërprerë.
  • Në aplikimet e botës virtuale.
  • Në Telemjekësi (ku komunikimi midis pacientit dhe mjekëve në aspektin virtual është i pandërprerë dhe mjaft i qartë).
  • Në sistemet e sigurisë me anë të kamerave të survejimit.

Teknologjia 5G ndryshe quhet “beamforming” e cila nënkupton dërgimin e menjëhershëm të të dhënave në pajisjet elektronike të komunikimit.

Lexo: SHBA është në krizë për talente, teksa Kina fuqizohet gjithmonë e më shumë

Gjenerata 5G e valëve krahas vlerave të çmuara, e cila posedon, kuptohet që shkakton efekte anësore në shëndetësi si:

  • Rritja e temperaturës së indeve. (Komunikimet me anë të valëve 5G të cilët mendohet të aplikohen në telefoni bëjnë të mundur rritjen e temperaturës së zonës pranë veshit, e cila mund të shkaktojë problem në gjëndrën e pështymës)
  • Mund të ndikojë në keqfunksionimin në gjëndrës endokrine të tiroides
  • Mund të shkaktojë probleme neurotikë të sistemit nervor qëndror dhe trurit
  • Mund të shkaktojë probleme me gjumin
  • Mund të shkaktojë shfaqjen e masave tumorale dhe lezioneve kancerogjene
  • Mund të ndikojë në prishjen e metabolizmit qelizor normal.
  • Mund të shkaktojë anomali të funksionimit të indeve dhe qelizave.

Të gjitha këto dëme shëndetësore shkaktohen nga bashkëveprimi i valëve me frekuencë dhe energji të lartë me qelizat tona.

Dhe së fundi për t’i dhënë njëherë fund spekulacioneve lidhur me Covid-19, valët 5G nuk kanë lidhje në përhapjen e Covid-19 dhe mutacioneve të tij.

Ermal Mertenika, inxhinier fizikant, i specializuar në Biomjekësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0