Ermand Mertenika: Ja si rrjetet sociale kanë “pushtuar” Globin - Business Magazine Albania

Ermand Mertenika: Ja si rrjetet sociale kanë “pushtuar” Globin

Ermand Mertenika

Ermand Mertenika, Inxhinier Biomjekesor, Kontributor në Businessmag.al

Në mbarë botën, miliarda prej nesh përdorin mediat sociale çdo ditë, dhe ky numër thjesht vazhdon të rritet progresivisht. Në fakt, vlerësohet se deri në vitin 2023, 3.44 miliardë njerëz do të përdorin rrjetet sociale, nga 970,000 në 2010. Ne e përdorim atë në çdo aspekt të jetës sonë: në marrëdhëniet tona personale, për argëtim, në punë dhe në studimet tona.

Për ta vënë atë në një kontekst, çdo minutë dërgojmë kolektivisht më shumë se 40 milionë mesazhe në Facebook . Përdorimi i rrjeteve sociale është në rritje dhe ky aspekt nuk po ndryshon vetëm mënyrën se si komunikojmë, por po ndryshon dhe mënyrën se si të bëjmë biznes, mënyrën se si jemi të qeverisur dhe mënyrën se si jetojmë në shoqëri.

Mediat sociale jane një trend që tashmë po përhapen me shpejtesi në biznese përtej redaksisë apo informacionit, qoftë për shkak të marketingut digjita,l apo kanaleve të reja të komunikimit të shërbimit ndaj klientit. Mediat sociale po japin informacione në mënyre progresive dhe të vlefshme dhe në sistemin shëndetësor. Industria shëndetësore tashmë po përdor mediat sociale për të ndryshuar mënyrën se si funksionon, qoftë përmes fushatave të shëndetit publik, apo vizitave virtuale të mjekut me pacientin në Skype, apo dhe në Telemedicine, zgjidhje të problemeve të ndryshme në biznes apo të tjera (Profesori online GOOGLE). Bota e informatikës vazhdimisht po pushton rruzullin tokësor, duke u zgjeruar me informacione të gjëra dhe të gjata.

Rrjetet sociale të cilët dominojne globalisht njerezimin janë: Google – 4,3 miliard qytetare (Platforma me e madhe me numrin me te madh te Data-Serverave) Facebook- 3 miliardë qytetarë Instagrami – 2,2 miliard qytetarë Tiktok – 1,5 miliard qytetarë Tëitter – 500 milion qytetarë. Rrjetet sociale po ndikojnë më shumë pozitivisht në zhvillimin e teknologjisë, në promovimin e biznesit, komunikimit dhe zgjerimit të informacionit në të gjitha aspektet.

Por, ka edhe efekte anësore të këtyre rrjeteve sociale, të cilët po rrisin në shkallë progresive depresionin tek të rinjtë, stresin, probleme shëndetësore okulistike (Dëmtime Ofthalamologjike), hera-herës keqinformin në diagnoza dhe konceptin CyberBullying ( Bulizimi online), i cili dominon tek moshat e vogla dhe adoleshenca, rritjen e shkallës se introvertizmit, etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0