Erdogan fton Elon Musk të ndërtojë fabrikën e ardhshme të Tesla-s në Turqi - Business Magazine Albania

Erdogan fton Elon Musk të ndërtojë fabrikën e ardhshme të Tesla-s në Turqi

Erdogan fton Elon Musk të ndërtojë fabrikën e ardhshme të Tesla-s në Turqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ftoi Elon Musk të ndërtojë fabrikën e tij të ardhshme Tesla në Turqi, njoftuan mediat shtetërore të vendit të hënën.

Erdogan të dielën u takua me CEO-n e Tesla dhe SpaceX në Nju Jork gjatë vizitës në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Të dy u takuan në Shtëpinë Turke në Manhatan.

Lexo edhe:Kush është shqiptari krahas Musk dhe Zuckerbeg, në takimin e senatorëve amerikanë?

“Duke kujtuar se me makinën elektrike turke Togg që goditi rrugët në Türkiye, Tesla hyri në tregun turk, Erdogan i bëri thirrje Tesla-s të krijojë fabrikën e saj të shtatë në Turqi”, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu, duke cituar drejtorinë e komunikimeve të vendit.

Erdogan ofroi gjithashtu mundësi bashkëpunimi me kompaninë e hapësirës ajrore të Musk, SpaceX dhe programin hapësinor të Turqisë, dhe ftoi shpikësin miliarder në Teknofest, festivali më i madh i aviacionit, hapësirës ajrore dhe teknologjisë në Turqi që zhvillohet nga fundi i shtatorit deri në fund të tetorit të këtij viti.

Musk u përgjigj se një numër furnizuesish turq po punojnë tashmë me Tesla-n dhe se Turqia “është ndër kandidatët më të rëndësishëm” për fabrikën e tij të ardhshme dhe të shtatë, shkruante Anadolu.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0