Episodi i fundit i “Startop”, mbështetur nga Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka sjellë tre ide të reja, të cilat shërbejnë për zhvillimin e metodologjive të ndryshme për zhvillimin e bizneseve.
Përballë katër panelistëve: Rafaela Rica sipërmarrëse, Ana Petani menaxhere e projekteve të startupeve, Shkëlzen Marku themelues dhe CEO i Enterimapct, Ervin Prence pronar i “Pro Export Albania”, shfaqën idetë e tyre inovative tre themelues të bizneseve të ndryshme.
Todi Karoli themelues i “GOtaps”, ka prezantuar ditën e sotme në “Startop”, një aplikacion zëvendësues të kartvizitave tradicionale me ato digjitale.
Ai shpjegon se sapo celulari bjerë në kontakt me këtë kartvizitë, hapet automatikisht linku, i cili mban të ruajtura të gjitha të dhënat e kartëvizitave që janë ruajtur në këtë aplikacion.
“Ky aplikacion zëvendëson kartëvizitat tradicionale me ato digjitale ku vetëm me një prekje mund të shpërndahet informacioni tek personat e tjerë. E gjitha është në komunikim me telefonin ku hapen të dhënat personale. Sapo celulari bie në kontakt me këtë kartëvizitë automatikisht të hapët një link në celular. Kartëvizitat tradicionale nuk I menaxhojmë dot, në momentin që na duhet kontakti i një kartëvizite, me siguri atë mund të kemi harruar diku. Me anë të aplikacionit GoTaps ke gjatë gjithë kohës kartëvizitat që regjistron thjesht i bën search me emër. Kjo ul kostot për bizneset dhe redukton prerjen e letrës. Ka disa versione. Gotaps vlen dhe për kafshët, në momentin që kafsha humb, personi që e gjen mjafton ti prekë cipin me celularin dhe i dalin të dhënat e pronarit me të cilin është regjistruar “- u shpreh Todi Karoli.
Një tjetër ide inovative ishte ajo e Ejona Zaimaj themelueses së “Amlabees”, e cila nëpërmjet projektit të “Beyond Ideas”, ka krijuar kapsulë vegane të polenit të koncentruar si dhe ambalazh të dyllosur që shërben për ruajtjen sa më të freskët të produkteve siç janë frutat dhe perimet.
“Në fillim ishte ideja vetëm pëer të prodhuar një kapsulë nga poleni, në momentin që ne e koncentrojmë dhe e bëjmë një kapsulë vegane ia marrim polenit të gjitha vlerat. Përdoret mbi 16 vjeç e sipër dhe jam pro idesë të ushqehemi në sezone, përtej kapsulës që ishte ideja e parë për tu prodhuar e për ta zhvilluar, në arritëm të mbulonim dy produkte të tjera të raja si ambalazhi I dyllosur që ndihmon në minimizimin e përdorimit të qeseve. Kemi nisur ta prodhojmë dhe ka elasticitetin e duhur dhe frutat ruhen më DNA siç e kemi këputur në pemë dhe shërben shumë për fëmijët e vegjël që të konsumojnë gjëra sa më të freskëta. Këto janë lehtësisht të realizueshme, Ne arrijmë që të mbulojmë kërkesë, ambalazhi i dyllosur është diçka preferenciale dhe jo masive. Dyllin duhet ta filtroj vetë e të kontrolloj kontaminimin, është proces kompleks por për tregun shqiptar e menaxhojmë. Kemi dyllin e verdhë dhe dyllin e zi. Ne e kemi që në 2016 këtë nisje dhe janë më shumë se 3 mijë sipërmarrës, jemi pasur 500 aplikantë ku mbi 500 veta vijojnë trajnimin dhe besoj se 100 prej tyre do të kenë bizneset e tyre. Ata janë në periudhën e zhvillimit, kemi shumë biznese që kanë bërë një biznes të dytë, do doja të tregoja sa shumë ndërveprim ka midis sipërmarrësve. Kemi rreth 50 ekspertë që punojnë në të gjithë Shqipërinë.”- tha Ejona Zaimaj themeluese e “Amlabees”
Personat me aftësi të kufizuara kanë treguar se teknologjia ka ardhur në ndihmë për ti lehtësuar jetën. “Be my third eye” dhe “Ëe can”, janë dy ide të cilat janë zhvilluar dhe janë përkthyer në aplikacione.
Thanas Dinço, përmes “Beyond Ideas” ka krijuar dy aplikacione në tregun shqiptar të cilat janë me aftësi të kufizuara në shikim dhe për shurdhmemecët.
“Të gjithë personat me aftësi të kufizuar janë të veçantë dhe në kuadër të projektit “Beyond Idea, përmes një start up solla në tregun shqiptar këto dy aplikacione të cilat i vijën në ndihmë këtyre personave.
Aplikacioni “Be my third eye”, është një aplikacion me GPS që i vjen në ndihmë personave të verbër që I jep atyre një autonomi që i ka ndihmuar deri më sot. Një psetë të madhe të ditës atyre mund ti eliminohet shoqëruesi dhe mund të lëvizin të vetëm. Behet hartëzimi i territorit që I krijon atyre lehtësi në lëvizje. A-ja është edukimi i shoqërisë që kur shohim një person me bastun ta kuptojnë që është i verbër e ti lirojnë rrugën. Risia është se ne kemi blerë patentën e këtij aplikacioni që të aplikohet edhe në gjuhën shqipe. Aplikacioni ka një kosto fillestare pasi nuk mund të ketë reklama për lehtësi përdorimi. Mund të kushtojë pak në fillim por kursen një vlerë të madhe e cila shpenzohej me taxi apo kujdestarë.”– tha Thanas Dinço.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.