Episodet "Startup Life in Albania" vijnë nga Businessmag dhe AlbaniaTech - Business Magazine Albania

Episodet “Startup Life in Albania” vijnë nga Businessmag dhe AlbaniaTech

Dëshiron të zbulosh njëbrirëshat e së ardhmes?!

BusinessMag Albania, me mbështetje nga Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes vjen në datën 24 Janar në orën 20:15 me “Startup Life in Albania”.

Të thënat dhe të pathënat e startup-eve, vështirësitë e krijimit dhe zhvillimit të ideve të tyre, si inkubohen dhe akselerohen startup-et për të kthyer një ide në produkt.

Gerti Boshnjaku, drejtues i New Media Digital, tregon se, përmes këtyre episodeve, “Jemi përpjekur që të futemi në përditshmërinë e startupeve shqiptare, duke shkuar në mjediset e tyre, për të parë çfarë bëjnë në përditshmërinë e tyre, për të kuptuar objektivat e tyre për të ardhmen dhe çfarë do të realizojnë me projektet e tyre. Si po e zhvillojnë projektin me mbështetjen e marrë nga Ministria e Sipërmarrjes”.

Me secilin nga këto startupe është realizuar një intervistë dhe një takim në mjediset e punës.

Gjatë episodeve do të zbuloni si e zhvillojnë idenë e tyre të biznesit dhe si duan ta zhvillojnë në të ardhmen këtë produkt.

Episodi do të transmetohet në You Tube dhe në rrjetet sociale të Businessmag, çdo javë. Në vijim do të njoftohen përmes mediave sociale, ndërsa ju ftojmë ta ndiqni dhe ta ndani me miqtë.

Lexo: Bregu: Për të fituar më shumë dhe për të jetuar më mirë – Zgjidhni të ardhmen STEM-Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë

Takimi i ynë i parë me ju do të jetë me 24 janar ora 20:15.

Në episodin e parë do të gjeni dy startupet “DuPron” dhe POK RPay

Ky program mbështetet nga ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.

Ju mund ta ndiqni KETU episodin e parë. Ndaj, ju ftojmë të regjistroheni, për të mos humbur transmetimin live.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0