Energjia diellore përcaktuese për vizionin e 2020

Energjia diellore përcaktuese për vizionin e 2020


Zhvillimi i energjive alternative të rinovueshme dhe veçanërisht atyre nga dielli dhe era, me qëllim diversifikimin dhe optimizimin e prodhimit të energjisë në Shqipëri, janë kthyer në objektivat kryesor në sektorin strategjike të energjisë. Në këtë drejtim, ndërsa fondi i parë i fotovoltaikës prej 20 MW është duke u zbatuar në praktikë, plani i ripërtëritur i veprimit (PVKBER 2020) me vendim qeveritar të vitit 2018, shënoi një trefishim të shumës totale të kapacitetit fotovoltaik, duke kaluar nga 40 MW në 120 MW dhe dyfishim për sa i takon atij të erës.

Investimet që vijnë si pjesë e një marrëveshjeje midis ministrisë së energjisë dhe BERZH-it nënshkruar majin e kaluar,dhe më pas midis vetë BERZH-it dhe Sekretariatit të Energjisë në Vjenë, i cili sheh mundësinë e plotësimit të kërkesës gjithnjë dhe në rritje (viti i kaluar 4.9%) duke u fokusuar në fotovoltaikë për të arritur objektivin e vitit 2020. Qasje që më tej është shoqëruar kohët e fundit me përjashtimin nga çdo detyrim doganor për komponentët e importuar fotovoltaikë.

Brenda kësaj kornize, kuadri normative për këto investime është rishikuar nga ministria e energjisë dhe po punohet gjithashtu për të përgatitur mekanizmin për tenderat ndërkombëtarë për impiantet e para në shkallë të gjerë. Njëkohësisht, edhe kuadri i ri i investimeve të huaja, i cili po përpunohet aktualisht, siguron një bazë më të mirë për te përthithur investimet e huaja, duke ofruar një mekanizëm më efektiv për të mundësuar zgjidhjen e çdo problemi përtej çdo nevoje për rekurs në dyert e gjykatave kombëtare apo ndërkombëtare (të garantuar që nga fillimi i viteve ’90).

Ndër të tjera, edhe në lidhje me çështjet më të rëndësishme, tipike të energjive alternative dhe veçanërisht fotovoltaike të lidhura me aspektet tekniko-ligjore, siç është obligimi për t’u lidhur me rrjetin, shkurtimisht investitori shikon ofrimin e garancisë nga ministria nëpërmjet kompanisë publike për lidhjen e sistemit fotovoltaik në rrjetin kombëtar, nëpërmjet një kontrate paraprake me operatorin e rrjetit që në fazën paraprake të përgatitjeve të projektit.

Një kontratë që njëkohësisht garanton blerjen e të gjithë prodhimit për 15 vjet, bazuar në çmimin e vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë, duke sanksionuar gjithashtu detyrimin e pagesës ndërmjet palëve. Për më shumë, në këto projekte, tarifa e paparaparë në marrëveshjen e autorizimit është fikse (domethënë e tipit feed-in) dhe shprehet në euro (me saktësisht në 100 euro MWh), duke u dhënë siguri maksimale planeve të biznesit dhe eliminuar çdo rrezik të mundshëm financiar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0