Endri Dibra shqiptari nga Zvicra që rrëmbeu çmimin Inovacioni i vitit në ICT Awards

ICT Awards mbylli edicionin e 8-të ditën e Premte me shpalljen e fituesve në shtatë kategoritë. Inovacioni i Vitit është padyshim një prej kategorive më të spikatura ku fituesit e saj kanë provuar të jenë histori të vërteta suksesi, zgjidhje inovative Shqiptare të cilat kanë tërhequr vëmendjen e shumë investorëve dhe kompanive të huaja. Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications zhvilluar nga kompania Arbrea Labs ishte projekti i cili mbërriti në finale dhe triumfoi në këtë kategori.

Arbrea Labs është një kompani me seli në Zvicër e themeluar dhe drejtuar nga shqiptari Endri Dibra e cila ka zhvilluar teknologjitë më të fundit në fushat e inteligjencës artificiale dhe visual computing me ekspertët më në zë në grafikë dhe vizualizim kompjuterik. Endri jeton në Zvicër por ka lindur në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Jacobs të Bremenit për Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike, ato master në ETH Zurich në Robotikë dhe bart një diplomë Ph.D nga ETH Zurich në Shkenca Kompjuterike.

Është specializuar me aftësi të avancuara në përllogaritje të formave, rindërtim, gjurmim dhe deep learning. Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications, një aplikacion mobil për pacientë dhe kirurgë i ndërtuar i gjithi në inteligjencë artificiale dhe realitetin e shtuar. Funksioni kryesori i produktit është të vizualizojë trajtimet kirurgjikale direkt në trupin e pacientit. Është një mjet komunikimi, edukimi dhe vendimarrjeje për kirurgë dhe pacientë.

Aplikacioni ishte ndërtuar fillimisht për pacientët për ti ndihmuar ato të vendosin në ndërhyrjet esetike kirurgjikale por edhe për të ndihmuar pacientët me kancer të gjirit për të menaxhuar nivelet e stresit. Përmes algoritmave aplikacioni mund të krijojë një vizualizim pa pasur nevojë të përdoren shënjimet mbi trupin e pacientit. Produkti u vjen në ndihmë edhe kirurgëve duke u kursyer kohë dhe kosto.

Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications mund të konsiderohet si një pasqyrë magjike e cila të jep rezultatet e një ndërhyrje kirurgjikale esetetike përpara se ajo të ndodhë.

Kompania Arbrea Labs beson tek potenciali i këtij produkti për tu shtrirë ndërkombëtarisht dhe se çdo kirurg do të jenë në gjendje të përdorë mjetet të tilla në të ardhmen. Produkti përbën inovacion jo vetëm nga mënyra e aplikimit por edhe teknologjia me të cilën është realizuar dhe për këtë Arbrea Labs ka aplikuar për patentë në Shtetet e Bashkuara.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale