Emigrantët dhe turistët sjellin dobësimin e monedhës vendase - Business Magazine Albania

Emigrantët dhe turistët sjellin dobësimin e monedhës vendase


Euro ka humbur më shumë se 4 lekë krahasuar me periudhën përpara sezonit veror dhe gati 2 lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Dobësimi i euros është pasojë e emigrantëve dhe turistëve që kanë sjellë valutë me vete dhe kanë rritur ofertën për të, ndërsa kërkesa mbetet e ulët. Të gjithë ata qe kanë euro dhe që duan t’i këmbejnë me lekë, ky nuk është momenti i duhur. Në tregun e këmbimit, monedha europiane ka rënë ndjeshëm dhe shkëmbimi i saj me monedhën vendase ju shkakton humbje. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 135.9 lekë, ndërsa dollari me 121.7 lekë.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, monedha europiane ishte në kuotën e 138 lekëve, ndërsa dollari këmbehej me 123.9 lekë. Rënia e euros në këtë periudhë është një dukuri që përsëritet çdo vit. Kjo për shkak të turistëve të huaj, por edhe emigrantëve që kthehen në atdhe me pushime, të cilët sjellin valutë me vete dhe e shkëmbejnë atë.

Kjo bën që sasia e euros në qarkullim të jetë më e lartë se kërkesa për të dhe rrjedhimisht vlera e saj ulet. Nga një euro e dobët përfitojnë të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujore. Edhe importuesit i blejnë më lirë mallrat dhe produktet, çka paralajmëron ulje të çmimeve në treg. Me përfitim është edhe Qeveria që do të paguajë më pak për interesat e borxhit të jashtëm, ndërsa me humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të ulet.

ECURIA E KURSIT TË KËMBIMIT

Monedha Gusht 2016 Gusht 2015

Euro 135.9 lekë 138.0 lekë

USD 121.7 lekë 123.9 lekë

/ACP.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0