EMBRACE, thirrje për aplikime për Sipërmarrjet Sociale - Business Magazine Albania

EMBRACE, thirrje për aplikime për Sipërmarrjet Sociale


Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim shpall Thirrjen për Projekt Propozime, në kuadër të skemës së granteve të projektit EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me një organizatë italiane: Project Ahead dhe financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, synon të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale që nxit zhvillimin gjithëpërfshirës në vend. Objektivi Specifik i kësaj Thirrje për Projekt Propozime është: Mbështetja e ngritjes dhe zhvillimit të ideve të reja të sipërmarrjes sociale ose fuqizimi i ideve ekzistuese, të cilat kontribuojnë në përfshirjen sociale, përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimit ekonomik të komunitetit lokal.

Kush mund të aplikojë?

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale, mobilizimin e punës dhe ekspertizën e burimeve lokale, kohezionin social, lidhjen e njerëzve me komunitetin, integrimin dhe punësimin, veçanërisht të njerëzve me aftësi të kufizuar.

Fondi në dispozicion për këtë Thirrje për Projekt Propozime është 66,702.17  EURO

Numri i Projekteve që do të financohen nga kjo Thirrje për Projekt Propozime: Nëpërmjet kësaj thirrjeje do të financohen deri në 10 (dhjetë) projekte, subjekt i kësaj Thirrje për Projekt-Propozime.    

Kohëzgjatja e zbatimit të granteve: Periudha e zbatimit të projekteve të financuara nëpërmjet kësaj thirrje për projekt propozime është: minimumi 9 muaj dhe maksimumi 12 muaj. 

Madhësia e Nën-Grantit: Buxheti total i projekt propozimeve për çdo grant të kërkuar nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime duhet të jetë:

Minimumi EUR 3000

Maksimumi EUR 7000 

Numri i projekt propozimeve të dorëzuara: Çdo organizatë (OJF) mund të dorëzojë vetëm një projekt propozim ose si Aplikant ose si bashkë-aplikant.Një aplikim nuk mund të ketë më shumë se një aplikant dhe një bashkë-aplikant.

Gjuha e Projekt propozimit: Projekt propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Shqipe, sipas formateve të publikuara të aplikimit.

Procedura e aplikimit: Organizatat e interesuara për të paraqitur një Projekt propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme të cilat i gjeni në Paketën e Dokumentave të Aplikimit:

  • Formën e Aplikimit për Grante (Shtojca A e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Formën e Buxhetit për Projekt Propozimin (Shtojca B e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Matricën e Kornizës Logjike (Shtojca C e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • si dhe dokumentat mbështetës të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.

Projekt propozimet duhet të dërgohen deri më 10 Korrik 2019, ora 17:00 vetëm elektronikisht në dy adresat e mëposhtme: ehaska@partnersalbania.org dhe jalite@partnersalbania.org

Konfirmim i marrjes së aplikimit – një email konfirmues do ti dërgohet çdo aplikanti për të konfirmuar marrjen e aplikimit.

Aplikantët duhet të verifikojnë aplikimet e tyre nëse janë të plota dhe përdorin Listën e Verifikimit të Formës së Aplikimit. Aplikimet e paplota dhe që nuk plotësojnë rregullat e vendosura do të refuzohen.  

Informacion dhe mbështetje: Për më shumë informacion, lexo/shkarko Udhëzuesin për Aplikantë.

Pyetjet mund të dërgohen deri më datë 20 qershor 2019 në: ehaska@partnersalbania.orgjalite@partnersalbania.org  Përgjigjet do të publikohen brenda datës 28 qershor 2018 në faqen zyrtare të Partnerët Shqipëri: www.partnersalbania.org.

Katër sesione informimi do të organizohen lidhur me këtë thirrje, si më poshtë:

10 qershor 2019 (10:30 – 12:00) – Vlorë  – Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, Zyra Vlorë, Qendra “Aulona” – ACPD

11 qershor 2019 (10:00 – 11:30) – Shkodër – Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile,  Zyra Shkodër, Lagjia.Kongresi i Permetit; Rr: Studenti,Nd.2,  H.1.

12 qershor 2019 (10:30 – 12:00) – Tiranë, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile Rruga e Elbasanit, Pallati Singapor, Kati i 10-të, Ap. 73, Tiranë (në mjediset e “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”)

14 qershor 2019 (10: 30) – Regjistrohuni në linkun si mëposhtë: https://attendee.gototraining.com/r/2037660427815827970

Financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri në kuadër të Mbështetjes për Shoqërinë Civile – IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017

Autoriteti kontraktues i nën-grantimit: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 10 Korrik 2019, ora 17:00

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0