Elon Musk shprehet se Dogecoin do pranohet si mjet pagese në Tesla. Çmimi i kriptovalutës rritet me 30% - Business Magazine Albania

Elon Musk shprehet se Dogecoin do pranohet si mjet pagese në Tesla. Çmimi i kriptovalutës rritet me 30%

Në një intervistë për mediat shefi i SpaceX dhe Tesla është shprehur në lidhje me kriptovalutat. Musk e bëri shumë të qartë se sipas tij Bitcoin vlen më shumë si një ruajtës i vlerës, sesa si mjet transaksioni. Për këtë arsye besimi i tij është që Bitcoin nuk do t’i zëvëndësojë valutat kryesore si euro apo dollari, por do të jetë më shumë si “ari” që përdoret ditët e sotme për të garantuar paratë fizike.

Sipas tij, Dogecoin që lindi si një monedhë digjitale në formë shakaje k provuar që të jetë një mjet i lehtë për të bërë pagesa. Në këtë kuadër Musk njoftoi se Tesla do t’i lejojë njerëzit të blejnë disa nga mallrat e saj me kriptovalutën Dogecoin.

“Tesla do të bëjë disa mallra të tregtueshme me Doge dhe të shohim se si do të shkojë”, shkroi Musk të martën në Tëitter.

Çmimi i Dogecoin ishte në rënie përpara njoftimit të Musk, por më pas u ngrit në qiell deri në 30%.

Ajo për herë të fundit ishte rritur me 26% në 0,2092 dollarë, sipas faqes së internetit të të dhënave të kriptove, Coinmarketcap.

Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s ka qenë një mbështetës prej kohësh i Dogecoin dhe monedhave të tjera që lindën si “meme”, por që kaanë arritur vlerat më të mëdha të tregut ndër monedha.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0