Por rritja nuk është vetëm numerike, pasi pasuria e tyre kolektive ka arritur në një nivel të paprecedentë prej 16.1 trilionë dollarësh, një rritje prej gati 2 trilionë krahasuar me 2024. SHBA mban kryesimin me një rekord prej 902 miliarderësh, e ndjekur nga Kina me 516 (përfshirë Hong Kongun) dhe India me 205.

Për këtë analizë, Forbes ka përdorur të dhëna nga tregjet financiare, bazuar në çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit të datës 7 mars 2025. Për të zbuluar vlerat neto të përditësuara të secilit miliarder, mund të konsultoni l në kohë reale këtu.
Elon Musk ka rimarrë fronin si njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas manjatin francez të luksit, Bernard Arnault. Pasuria e tij është rritur me 75%, duke arritur në një vlerë të pabesueshme prej 342 miliardë dollarësh. Kjo rritje vjen falë vlerësimeve të reja të xAI dhe SpaceX, si dhe një rritjeje 12-mujore të aksioneve të Teslës, pavarësisht rënies së fundit në bursë. Musk bëhet kështu personi i parë në histori që e kalon kufirin e 300 miliardë dollarëve.
Lexo edhe : Elon Musk shet X për 33 miliardë dollarë!
Një tjetër surprizë në listë është Donald Trump, i cili ka dyfishuar pasurinë e tij, duke arritur në 5.1 miliardë dollarë. Ky bum financiar vjen si rezultat i aksioneve të tij në Trump Media & Technology Group dhe të ardhurave të mëdha nga sipërmarrjet e tij të fundit në botën e kriptovalutave.
“Është një tjetër vit rekord për njerëzit më të pasur në botë, pavarësisht pasigurisë financiare dhe tensioneve gjeopolitike në rritje,” thotë Chase Peterson-Withorn, redaktor i Forbes për pasurinë. Në vendin e dytë, pas Musk, renditet Mark Zuckerberg me një pasuri prej 216 miliardë dollarësh, ndjekur nga Jeff Bezos me 215 miliardë dollarë. Larry Ellison mban vendin e katërt me 192 miliardë dollarë, ndërsa Bernard Arnault dhe familja e tij zbresin në vendin e pestë me 178 miliardë dollarë.
Këtë vit në renditje janë shtuar 288 miliarderë të rinj, përfshirë muzikantin Bruce Springsteen, themeluesin e Chipotle Steve Ells, CEO-n e Alphabet/Google Sundar Pichai, aktorin dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë Arnold Schwarzenegger dhe bashkëthemeluesin e Scale AI, Alexandr Wang, miliarderin më të ri ‘selfmade’ në botë, në moshën 28-vjeçare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto