Elon Musk prezanton “bishën” e prodhuar nga Tesla - Business Magazine Albania

Elon Musk prezanton “bishën” e prodhuar nga Tesla

E ka quajtur “bisha” makinën më të fundit të prodhuar prej kompanisë së tij Tesla, dhe Elon Musk u shfaq mjaft krenar në postimin e fundit në Twitter, ku përmes një videoje prezantonte super-makinën Cybertruck.

Nëpërmjet pamjeve filmike të xhiruara në selinë e Tesla-s, miliarderi tregoi pjesën e përparme të automjetit, ndërsa një shi dritash që lëviznin mbi mjetin e lënë në gjysmë errësire, dukej sikur e shtonin akoma edhe më shumë misterin e tij.

Kamionçina Cybertruck ende nuk ka hyrë në prodhim, megjithatë detaje të shumta po jepen dalëngadalë mbi automjetin e shumëpritur. Kështu deri tani është thënë se makina është krejtësisht elektrike e do të ketë kompjuterin e ri të kompanisë Hardware 4 Autopilot/Full Self-Driving.

Lexo edhe; SHBA kërkon pagesë prej 175,000 dollarë nga SpaceX si gjobë për dështimin për të dorëzuar të dhënat e Starlink

Një video tjetër e një prototipi Cybertruck duke lëvizur me bazën lart të trupit të automjetit, demonstroi sesi do ta ketë ai sistemin e pezullimit ajror. Rrotat në këtë prototip të veçantë janë më të vogla se ato të vendosura në versionet e para. Në 2020-tën, Musk tha se Tesla po punonte për të rritur sistemit e pezullimit ajror për një përgatitje më të mirë për rrugët me terren të ashpra, si dhe duke e integruar atë me kompjuterin me vetëdrejtim të plotë (FSD2) në mënyrë që të veprojë automatikisht dhe të rregullojë lartësinë dhe amortizimin në fluturim./ Elon Musk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0