Nëse Tesla Model 3 – prej 35,000 dollarësh nuk ishte aq i lirë sa për ju, CEO i saj, Elon Musk ka një projekt të ri në horizont: një makinë elektrike 25,000 dollarëshe, plotësisht autonome që kompania e tij do ta realzojë brenda 3 vitesh.
Musk e prezantoi makinën gjatë “Ditës së Baterisë” së Teslas, të martën, ndërsa kishte në sfond një makinë të mbështjellë me një fletë të bardhë. Ai nuk ofroi ndonjë informacion specifik në lidhje me automjetin, ose sesi do të përshtatej në skemën e tij aktuale të emërtimit “S3XY”, para se të fliste për Model S Plaid.
“Ne jemi të bindur se në kohë afatgjatë, ne mund të projektojmë dhe prodhojmë një automjet elektrik tërheqës prej 25,000 dollarësh”, tha Musk.
“Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra jonë, që nga fillimi i kompanisë,” vazhdoi ai. “Unë madje shkrova një blog në lidhje me të, sepse makina jonë e parë ishte një makinë sportive e shtrenjtë, pastaj një sedan pak më pak e shtrenjtë, dhe më në fund, një lloj makine për tregun masiv si Model 3 dhe Model Y.”
Musk shtoi se makina është rreth tre vjet larg lançimit dhe se do të ishte “plotësisht autonome”. Por duhet theksuar që pretendimet e Musk rreth autonomisë dhe afateve kohore në përgjithësi e kanë zakon të shkelen.
Në vitin 2015, ai tha se kompania do të kishte autonomi të plotë “afërsisht për tre vjet”. Vitin tjetër, Musk tha se një Tesla do të ishte në gjendje të voziste vetveten në mënyrë autonome nëpër SH.B.A. deri në fund të vitit 2017. Kjo ende nuk ka ndodhur.
Musk tha në fillim të vitit 2019 se ai priste që Tesla të ishte në gjendje të funksiononte pa ndërhyrjen e shoferit deri në vitin 2020, por autonomia e plotë ende nuk ka arritur në treg.
Akoma, një model Tesla më i përballueshëm se Modeli 3 është duke u zhvilluar, duke e vendosur kompaninë në rrugën e duhur për makina potencialisht të ulëta si Nissan Leaf dhe Chevrolet Bolt dhe për të ndihmuar prodhuesin elektrik të arrijë më shumë blerës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.