Elon Musk merr një vendim drastik për veten! - Business Magazine Albania

Elon Musk merr një vendim drastik për veten!

Multimiliarderi Elon Musk pretendon se do të ndalojë përdorimin e numrit të celularit dhe ky vendim duket se është përpjekja për të promovuar opsionin e ri në rrjetin social X (ish Twitter).

Megjithatë, ky opsion duhet të jetë i disponueshëm vetëm për ata që paguajnë për versionin premium të këtij rrjeti social. Bëhet fjalë për faktin se përdoruesit e versionit premium do të mund të bëjnë thirrje audio/video.
Për disa muaj nuk do ta shfrytëzojë numrin tim të telefonit dhe do të përdor X vetëm për telefonata me tekst dhe audio/video”, ka pohuar Musk.

Platforma X filloi zyrtarisht të prezantojë aftësitë e thirrjeve audio dhe video vitin e kaluar. Ndërsa të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social mund të marrin telefonata, ata që janë të abonuar mund të bëjnë telefonata. Thirrjet nuk janë të koduara, ndryshe nga telefonatat në shërbime të tjera të ngjashme si WhatsApp ose Apple FaceTime.

lexo : Nuk do ta besoni se çfarë pasurie fshihet në minierën e Kromit në Bulqizë. Depozita më e madhe në botë

X ofron një veçori të quajtur “privatësia e zgjeruar e thirrjeve”, për të cilën ata pretendojnë se ndihmon në mbrojtjen e privatësisë. Por, kjo do të thotë se vetëm adresat IP të telefonuesve janë të fshehura nga njëri-tjetri dhe se opsioni i përmendur duhet të jetë gjithmonë i ndezur. Nuk dihet se sa të njohura janë thirrjet audio dhe video në X.

Pasi u vunë në dispozicion vitin e kaluar, Musk u përpoq vazhdimisht t’i promovonte ato. Ai tha se aftësia për të bërë këto thirrje është pjesë e planit të tij për ta kthyer rrjetin social në një “aplikacion për të gjithë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0