Elon Musk mbështet publikisht aktivisten klimatike Greta Thunberg - Business Magazine Albania

Elon Musk mbështet publikisht aktivisten klimatike Greta Thunberg


Elon Musk postoi në Twitter për të shprehur mbështetjen e tij për aktivisten klimatike, Greta Thunberg ditën e Shtunë.

Musk ka bërë një retweet tek Scientific American për rolin e Thunberg në protestat globale për ndryshimin e klimës javën e kaluar, të cilit një përdorues i Twitter iu përgjigj: “Po. Le ta lëmë një 16 vjeçare të përcaktojë politikën botërore. Unë ju dua Elon, por kjo është e gabuar. “

Musk u përgjigj se Thunberg është “një 16 vjeçare që ka arsyetim më të mirë dhe më shumë zemër sesa shumica e liderëve politikë”.

Elon Musk (@elonmusk) 20 Shtator 2019

Miliona njerëz në të gjithë botën iu bashkuan protestave dhe grevave të së Premtes duke kërkuar që qeveritë dhe bizneset të ndërmarrin veprime për të luftuar ndryshimet klimatike. Lëvizja u frymëzua nga Thunberg, e cila në vitin 2018 filloi të largohej nga shkolla çdo të Premte.

Lexoni: Sot është Protesta Globale e Klimës. Çfarë duhet të bëjmë ne

Musk ka qenë gjithmonë kundër përdorimit të karburanteve fosile dhe ka deklaruar se kompania e tij e automjeteve elektrike, Tesla, është pjesë e vizionit të tij për një botë më të gjelbër.

Musk hoqi dorë gjithashtu nga dy takime me këshillin e Shtëpisë së Bardhë në 2017 pasi Presidenti Trump njoftoi se do të tërhiqte SHBA nga marrëveshja e klimës në Paris.

“Unë po largohem nga këshilli presidencial. Ndryshimi i klimës është i vërtetë. Lënia e Parisit nuk është e mirë për Amerikën dhe botën,” tha Musk në atë kohë.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0