Elon Musk largohet nga ekipi i Trump? Çfarë fshihet pas kësaj lëvi.. - Business Magazine Albania

Elon Musk largohet nga ekipi i Trump? Çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje?

Nga një revolucionar i burokracisë në një dalje të detyruar. Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një nga figurat më të përfolura të administratës Trump, pritet të tërhiqet nga roli i tij qeveritar. Burime pranë administratës kanë konfirmuar se periudha e tij 130-ditore si punonjës special qeveritar është drejt fundit, edhe pse Trump vetë është shprehur se “do ta mbante për aq kohë sa të ishte e mundur”.

Lexo gjithashtu: Trump shpall tarifa të reja, Shqipëria dhe Kosova në listën e vendeve të prekura

Lufta me burokracinë, një eksperiment i pazakontë

Që nga janari, Musk ka udhëhequr një iniciativë radikale për të prerë në “themel” administratën publike, përmes projektit të tij “Doge”, një referencë satirike ndaj qeverisë dhe simbolit të famshëm të kriptomonedhave. Nën drejtimin e tij, janë pushuar dhjetëra mijëra punonjës federalë, duke përfshirë më shumë se 10,000 vetë vetëm në Departamentin e Shëndetësisë. Gjithashtu, është paralajmëruar mbyllja e plotë e USAID dhe Voice of America, dy institucione kyçe për politikat humanitare dhe mediat publike.

Ndërsa Doge pretendon të ketë kursyer 140 miliardë dollarë nga shpenzimet qeveritare, shumë analistë e kanë vënë në dyshim saktësinë e këtyre shifrave. Një sondazh i fundit tregon se vetëm 41% e amerikanëve mbështesin punën e Musk në qeveri, ndërsa popullariteti i tij personal ka rënë në 38%. Për më tepër, investimet e tij politike, përfshirë 20 milionë dollarët e hedhur në një garë për Gjykatën Supreme në Wisconsin, kanë ngjallur akuza për konflikt interesi.

Cili është hapi i radhës për Musk?

Megjithëse vetë Musk ka mohuar raportimet për largimin e tij, administrata Trump nuk ka dhënë një qëndrim të qartë. E sigurt është se ndikimi i tij nuk do të zhduket menjëherë. Departamenti i tij “Doge” do të vazhdojë deri në vitin 2026, dhe shumë nga njerëzit e vendosur prej Musk në pozicione kyçe qeveritare do të mbeten në pushtet edhe pas largimit të tij.

A është ky fundi i aventurës së Musk në politikë, apo një lëvizje taktike për një rikthim të fuqishëm? Në stilin e tij të zakonshëm, miliarderi lë gjithmonë hapësirë për surpriza.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0