Elon Musk ka njoftuar krijimin e një start-up-i të ri të inteligj...

Elon Musk ka njoftuar krijimin e një start-up-i të ri të inteligjencës artificiale

Elon Musk ka njoftuar krijimin e një start-up-i të ri të inteligjencës artificiale

Elon Musk ka njoftuar krijimin e një start-up-i të ri të inteligjencës artificiale (I.A.) të quajtur xAI. Kompania përfshin inxhinierë nga kompanitë si OpenAI dhe Google.

Musk më parë ka shfaqur shqetësime në lidhje me zhvillimin e AI-së dhe ka kërkuar rregullim në sektor. Qëllimet dhe fokusi i saktë i xAI-së nuk janë ende të qarta. Në faqen e internetit të kompanisë thuhet se synimi i xAI-së është të kuptojë natyrën e vërtetë të universit. Elon Musk u shpreh se start-up-i u krijua për të “kuptuar realitetin”.

Elon  ishte një nga sponsorët e parë të OpenAI, i cili më vonë krijoi modelin e gjuhës të njohur ChatGPT, i cili është bërë popullor – shpeshherë me polemika – për përdorime si asistimi i studentëve në shkrimin e detyrave të shtëpisë.Marrëdhënia e Musk me OpenAI është përkeqësuar dhe ai ka kritikuar modelin e gjuhës, ChatGPT-në, për prirjet liberale.

“Çka nevojitet është TruthGPT,” zoti Musk shkroi në Twitter në shkurt.

Lexo:Sfida për të “pastruar” jetën tuaj në 31 ditë

Ai ka kërkuar një organ rregullator për të mbikëqyrur I.A.-në dhe ka shprehur shqetësime në lidhje me të dhënat e përdorura nga kompanitë I.A. Projekti i ri i Musk synon të sjellë dritë në realitet dhe mund të japë hollësi të tjera gjatë një diskutimi në Twitter Spaces.

 

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0