Elon Musk i përgjigjet kritikës së Papës për pagën trilion dollarëshe me një varg biblik - Business Magazine Albania

Elon Musk i përgjigjet kritikës së Papës për pagën trilion dollarëshe me një varg biblik

CEO i Tesla-s dhe sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, më në fund i është përgjigjur kritikës së Papës Leo XIV lidhur me paketën e re të kompensimit prej 1 trilion dollarësh, duke cituar një varg nga Bibla. Reagimi i Musk ka ndezur një debat global mbi pasurinë, ambiciet korporative dhe moralin. Kontroversia nisi pasi Papa Leo, pontifi i parë me origjinë amerikane, shprehu shqetësimin mbi mundësinë që Musk të bëhet njeriu i parë trilioner në botë.

Në një intervistë për The Crux, Papa Leo tha:
“Dje doli lajmi se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë përfaqëson? Nëse kjo është e vetmja gjë që ka më shumë vlerë sot, atëherë jemi në telashe.” Ai e lidhi paketën e pagës së Musk me rritjen e pabarazisë ekonomike, duke theksuar se drejtuesit e kompanive fitojnë 600 herë më shumë krahasuar me një punonjës mesatar. Pontifi paralajmëroi se këto diferenca përfaqësojnë një zhvendosje të rrezikshme të vlerave shoqërore.

Lexo edhe:Televizioni Italian Rai do të nisë për herë të parë transmetimet në gjuhën arbëreshe

Tesla ka propozuar një plan kompensimi që do t’i japë Musk deri në 423.7 milionë aksione gjatë një dekade. Kryetarja e bordit të drejtorëve të Tesla-s, Robyn Denholm, e ka mbrojtur këtë plan, i cili mund të bëhet më i madhi në historinë e korporatave. Në një intervistë për The New York Times, në selinë inxhinierike të Tesla-s në Kaliforni, Denholm u shpreh se kompensimi i Musk duhet të lidhet me aftësinë e tij për të arritur “qëllime në dukje të pamundura”. Ajo tha se Musk ka treguar se mund të sjellë teknologji që ndryshojnë botën, për sa kohë që ka përpara synime ambicioze – edhe pse kompania po përballet me rënie të shitjeve dhe fitimeve. “Kur përgatit një plan kompensimi, duhet të mendosh çfarë e motivon individin që po përpiqesh të motivohet. Për Elon-in, është të bëjë gjëra që askush tjetër nuk i ka bërë më parë,” tha Denholm.

Pas këtyre kritikave, Musk reagoi duke postuar në X (ish-Twitter) një varg biblik: “Pse e sheh lëvoren në syrin e tjetrit, por nuk vëren trarin në syrin tënd?”

Ky varg u interpretua gjerësisht si një thumb ndaj pasurisë së vetë Vatikanit, e cila vlerësohet të jetë rreth 2 trilionë dollarë.

toi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0