Elon Musk fton Putin për një bisedë në Clubhouse - Business Magazine Albania

Elon Musk fton Putin për një bisedë në Clubhouse

Clubhouse është një aplikacion i ri që ka fiksuar miliona njerëz nga Amerika në Kinë. Ai u lançua në mars të vitit 2020 në SHBA dhe është një rrjet social i bazuar vetëm te bisedat audio dhe ku përdoruesit e saj mund të dëgjojnë live debate, intervista dhe diskutime të tjera mes njerëzve për tema të ndryshme.

Por risia më e fundit është se Elon Musk ka ftuar zyrtarisht presidentin rus Vladimir Putin për të zhvilluar një bisedë në këtë aplikacion. Duke etiketuar llogarinë zyrtare të Kremlinit, ai pyeti presidentin rus: “Dëshiron të bashkohesh me mua për një bisedë në Clubhouse?”. Më pas Musk, shkroi në rusisht: “Do të ishte një nder i madh të flisja me ju”.

Rusia e quajti interesante ftesën e Musk, por kërkoi më shumë detaje rreth objetit të bisedës. “Ky është sigurisht një propozim shumë interesant, por ne duhet të kuptojmë se çfarë nënkuptohet, çfarë propozohet saktësisht, dhe pastaj do të reagojmë”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

LEXO: Clubhouse, rrjeti social i momentit

Me Clubhouse, përdoruesit mund të dëgjojnë biseda si një podcast direkt ose të marrin pjesë në diskutime. Në kontrast me rrjetet si Twitter, ju nuk mund të komentoni me shkrim postimet ose të bëni “pëlqime”. Aplikacioni aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e iOS.Rrjeti social i bazuar në audio nuk përmban fotografi ose video, vetëm dhoma bisedash publike dhe private. Përdoruesit kanë vetëm fotografi të profilit dhe ndjekës. Bisedat nuk regjistrohen; përdoruesit e kapërcejnë këtë duke transmetuar drejtpërdrejt biseda në platforma të tjera, përfshirë YouTube. Tashmë vlen më shumë se 1 miliard dollar dhe numëron miliona përdorues.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0