“Elon Musk”, biografia që vjen edhe në shqip - Business Magazine Albania

“Elon Musk”, biografia që vjen edhe në shqip

Elon Musk

“Elon Musk” është biografia e autorizuar e miliarderit amerikan dhe CEO-s së SpaceX-it dhe Tesla-s. 

Nga autori bestseller Walter Isaacson, tashmë i njohur si biografi i Steve Jobs-it, vjen historia e jashtëzakonshme e novatorit më magjepsës dhe më kontrovers të kohës sonë: Elon Musk. Ai është vizionari që ka thyer të gjitha rregullat dhe ka shënuar një epokë të re, atë të automjeteve elektrike dhe misioneve hapësinore private.

Elon Musk ka pasur një fëmijëri të vështirë. I rritur në Afrikën e Jugut, shpesh binte pre e nëpërkëmbjes. Madje, një herë pati përfunduar në spital për një javë të tërë. Por, plagët fizike nuk kanë të krahasuar me ato emocionalet, të shkaktuara nga i ati,  i cili ushtronte një dhunë të egër psikologjike mbi të.

“M’u desh të duroja hakërrimat e tij për plot një orë, se isha idiot, se nuk vleja një dysh.”

Marrëdhënia me të atin la gjurmë të thella tek ai. Musk u bë një burrë-fëmijë, i ashpër, por i brishtë, me luhatje të mëdha humori, me një prirje të theksuar ndaj rrezikut dhe dramave, me një nxitje epike ndaj sipërmarrjeve, të cilave u kushtohet “deri në palcë”, ndonjëherë madje edhe në mënyrë shkatërrimtare. 

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikullin!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0