Elektrifikimi i makinave klasike, një biznes në rritje - Business Magazine Albania

Elektrifikimi i makinave klasike, një biznes në rritje

makinave klasike

Biznesi i restaurimit të makinave klasike britanike dhe i zëvendësimit të motorëve të tyre me motorë elektrikë po lulëzon, sipas Lunaz, një kompani që bën pikërisht këtë.

Kërkesa për automjetet e saj elektrike Rolls-Royce, Bentley, Aston Martin, Range Rover dhe Jaguar ka qenë kaq e lartë, saqë porositë për 2022 dhe 2023 tashmë janë mbyllur. Për të përballuar kërkesën, kompania ka zgjeruar fuqinë punëtore me 500% në 12 muaj, në 120 punonjës.

Lunaz, e cila numëron ish-futbollistin David Beckham ndër investitorët e saj, po rrit selinë e saj në Silverstone, Angli (vendndodhja e qarkut të Formula 1 me të njëjtin emër) në mënyrë që 110 automjete të mund të restaurohen, riinxhinierohen dhe elektrizohen çdo vit. Kjo shifër është rritur 50% krahasuar me vitin 2020.

Objekti i restaurimit dhe elektrifikimit do të zgjerojë gjurmën e tij me 400% në vitin 2022 në një përpjekje për të përballuar atë që Lunaz i përshkruan si shitje “të rëndësishme” në Europë, SHBA dhe Azinë Paqësore.

Lunaz thotë se makinat e saj klasike të elektrizuara po tërheqin një brez të ri blerësish. “Këto gra dhe burra e kishin hedhur poshtë më parë idenë e zotërimit të një makine klasike për shkak të çështjeve rreth besueshmërisë, përdorimit dhe qëndrueshmërisë”, tha kompania. “Dhe pikërisht Lunaz u përgjigjet këtyre pikëpyetjeve, duke e bërë pronësinë e makinës klasike një propozim të rëndësishëm për brezat e ardhshëm.”

Çuditërisht, këto makina nuk janë të lira. Çmimet për automjetet Lunaz fillojnë nga 290,000 £ (395,000 dollarë) plus taksat lokale për një Range Rover klasik të elektrizuar. Restaurimet e Bentley Continentals dhe Rolls-Royce Silver Clouds fillojnë me 350,000 £ (476,000 dollarë) plus taksa, ndërsa Rolls-Royce Phantom V është 550,000 £ (748,000 dollarë) dhe shtesa më e fundit në gamë, Aston Martin fillon me £950,000 (1.3 milionë dollarë).

Lexoni: Nga tollonat për bukë, në miliarder: Mendja hebraike e Jan Koum pas WhatsApp

Përveç blerësve që kërkojnë ta bëjnë makinën e tyre të parë klasike një automjet të elektrizuar, Lunaz ka parë një industri të ringjallur duke nxitur kërkesën për modelet e saj Bentley, Range Rover dhe Rolls-Royce të fokusuar tek pasagjerët.

David Lorenz, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Lunaz Group, tha se, “Rritja e kërkesës globale për një makinë klasike të elektrizuar dhe të rindërtuar nga Lunaz është pohim se klientët po i përgjigjen një propozimi që ruan makinat më të famshme në historinë britanike të automobilave, ndërkohë që i përgjigjet urgjencës globale, për kalim në praktika më të qëndrueshme. Jemi krenarë që prezantojmë një audiencë krejtësisht të re dhe të ndërgjegjshme me kënaqësitë e pronësisë klasike të makinave, duke iu përgjigjur pyetjeve kryesore të besueshmërisë, përdorshmërisë dhe qëndrueshmërisë.”

Zotërimi i një makine të përgjegjshme për mjedisin, edhe nëse kushton më shumë para, është në krye të listës së dëshirave të shoferëve të millennials. Lunaz thotë se e sheh këtë të reflektuar në mënyrën se si “shumica dërrmuese” e klientëve të saj vijnë nga grupmoshat më të reja jashtë profilit tipik të blerësve të makinave luksoze.

/forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0