Kompanitë e teknologjisë që nuk janë të licencuara si banka nuk duhet të ofrojnë monedha të qëndrueshme kripto(stablecoin), sipas Nënsekretares së Thesarit të SHBA për Financat e Brendshme Nellie Liang.
Liang u tha ligjvënësve në Komitetin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve se firmat që lëshojnë tokenat për t’i lejuar njerëzit të paguajnë për mallrat dhe shërbimet duhet të përballen me një kontroll të shtuar që marrin huadhënësit sipas rregullave të SHBA. Komentet e saj vijnë pasi Facebook muajin e kaluar braktisi planet për të nxjerrë një monedhë të qëndrueshme(stablecoin) që solli kundërshtime të ashpra nga Uashingtoni.
Shqetësimet se monedhat e qëndrueshme janë të rregulluara në mënyrë të pamjaftueshme janë përhapur që nga viti 2019 kur rregullatorët amerikanë shprehën shqetësim për planet e Facebook për të krijuar një monedhë që mund të ishte përdorur nga miliarda përdorues të mediave sociale të kompanisë. Të martën, Liang tha se kishte një nevojë “urgjente” që Kongresi të miratonte legjislacionin e fokusuar në sektorin me rritje të shpejtë në botën e kriptomonedhave.
“Kjo është një çështje urgjente duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të këtij tregu,” tha Liang në një intervistë përpara seancës. Në dëshmi ajo tha se vlera e tregut për asetet ka shpërthyer në rreth 175 miliardë dollarë nga afërsisht 5 miliardë dollarë në fillim të 2020.”
Monedhat e qëndrueshme janë një formë e monedhës dixhitale e lidhur zakonisht me dollarin amerikan ose me valuta të tjera.
Thirrja për veprime të Kongresit nga Liang vjen pas një raporti vitin e kaluar nga një grup rregullatorësh kryesorë amerikanë të njohur si Grupi i Punës i Presidentit për Tregjet Financiare, i cili bëri thirrje që monedhat e qëndrueshme të rregullohen më shumë si bankat.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.