Ekspozohet Michael Bloomberg: Shifra marramendëse për miratimin e ligjeve në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme - Business Magazine Albania

Ekspozohet Michael Bloomberg: Shifra marramendëse për miratimin e ligjeve në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme

Michael Bloomberg

Ligjet e rrepta anti-duhan bëjnë efektin e kundërt. Rasti i Turqisë është shembulli më i mirë për këtë. I konsideruar një “shembull suksesi”, sa i takon implementimit të thuajse të gjitha politikave të OBSH-së për kontrollin e duhanit, Turqia ka pësuar një ngritje të numrit të duhanpirësve nga 27 në 31 përqind nga viti 2012 në 2018-ën.

E megjithatë, Bloomberg po paguan shuma marramendëse për të mundësuar implementimin e këtyre praktikave qartazi jo-funksionale. Një hetim i Competitive Enterprise Institute (CEI) i publikuar së fundmi zbulon aferat e sipërmarrësit të njohur Michael Bloomberg me organizata dhe institucione në shtetet në zhvillim, ku po lobon për të ndaluar nikotinën në të gjitha format jo-farmaceutike, edhe kur bëhet fjalë për produkte të krijuara si një alternativë me risk të reduktuar ndaj cigares tradicionale.

Artikulli investigues i publikuar prej CEI i realizuar nga Michelle Minton, analizon strategjinë e Campaign for Tobacco Free Kids (CTFK), një projekt i cili ka marrë grante shumë të mëdha nga Bloomberg-u. Ky projekt i kanalizon të ardhurat në shtete me të ardhura të mesme apo të ulëta, si Bosnia, Ukraina, Indonezia, Filipinet dhe Meksika.

Në Bosnje, Ministri i Shëndetit aprovoi një reformë me pikëpamje ekstremiste anti-duhan, me mbështetjen e CTFK-së së financuar nga Bloomberg-u. Në Ukrainë, mbështeti “kërkime ekonomike për të justifikuar masat e reja dhe diskredituar argumentet e industrisë”, ndërsa organizata që merr grante nga Bloomberg-u, LIFE, mori të ardhura “për të diskredituar industrinë e duhanit dhe për t’i nxjerrë jashtë procesit të krijimit të politikave”.

Plani i CTFK-së së Bloomberg-ut përfshin partneritetin me media lokale për t’u siguruar që publiku dhe veçanërisht krijuesit e legjislacioneve të dëgjojnë çfarë do CTFK-ja dhe të injorojnë mesazhet kundërthënëse.

Sido që të jetë, këto politika që shtyhen nga Bloomberg-u dhe CTFK-ja injorojnë faktin se ato nuk sjellin kurrfarë uljeje në numrin e duhanpirësve dhe as përmirësimin e shëndetit të duhanpirësve. Siç e tregon qartë edhe rasti i Turqisë, këto politika jo vetëm që nuk ndihmojnë në qëllimin final që ato avokatojnë, që është ulja e numrit të duhanpirësve por përkundrazi: ato krijojnë efekt të kundër duke shkaktuar një shtim të numrit të duhanpirësve duke mos patur akses drejt alternativave më të mira.

Lexo: Teknologjia kundër duhanpirjes pasive

Vetë industria e duhanit ka qenë e angazhuar gjatë viteve të fundit për të sjellë në jetë alternativa me risk të reduktuar karshi cigareve tradicionale. Ndonëse politikat kundër duhanpirjes janë themeluar dekada më parë, përsëri 1,1 miliardë pinë duhan, një tjetër provë e qartë se këto politika nuk bëhen për t’i ardhur në ndihmë shëndetit.

Ekspertë të shëndetit publik nga e gjithë bota po propozojnë që të lehtësohet aksesi ndaj alternativave si cigaret elektronike ose më së fundmi, pajisjet me ngrohje, për njerëzit që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare duke i shkaktuar dëm të mëtejshëm shëndetit të tyre dhe të të afërmve.

Përballë shembullit të dështimit të Turqisë, qëndron suksesi i vërtetë i Japonisë, një shtet i cili mban një qasje mendjehapur ndaj alternativave pa tym. Që nga 2015-a kur produktet me ngrohje u prezantuan për herë të parë atje, rënia e shitjes së cigareve në Japoni është rreth 10% çdo vit, një shifër e cila për shtetet me politika të financuara nga Bloomberg-u, akoma duket shumë e largët.

Lexoni artikullin e Michelle Mintos për CEI Këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0