Eksporti i produkteve organike do të bëhet me certifikata elektronike - Business Magazine Albania

Eksporti i produkteve organike do të bëhet me certifikata elektronike


Një sistem i ri i certifikimit elektronik për të monitoruar më mirë importet e produkteve organike do të hyjë në zbatim në Bashkimin Europian duke filluar nga dita e sotme, njoftoi Komisioni Europian për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural.

Sistemi do të kontribuojë në rritjen e masave mbrojtëse për ushqimin si dhe do të reduktojë mashtrimet e mundshme. Ai gjithashtu do të ulë barrën administrative për operatorët dhe autoritetet, si dhe do të ofrojë më tepër të dhëna statistikore për importet organike.Gjatë një periudhe tranzitore 6-mujore do të pranohen edhe certifikatat elektronike dhe në letër, ndërsa nga 19 Tetori 2017, importet organike do të mbulohen vetëm nga certifikimi elektronik.

Bujqësia organike në Shqipëri funksionon prej mbi një dekadë, duke u bërë një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe eksportet bujqësore shqiptare. Sipërfaqja totale e certifikuar në Shqipëri, sipas ligjit dhe rregulloreve kombëtare e ndërkombëtare të prodhimit organik është 88579. 71 ha, ose 4,09 % e sipërfaqes totale të tokës bujqësore, pyjeve dhe kullotave.

Në këtë sipërfaqe, 99% i zënë produktet që vijnë nga mbledhja spontane, si bimët mjekësore dhe aromatike, kërpudhat e pyllit, gështenjat e egra dhe lajthitë. Ndër produktet që vijnë nga kultivimi, mund të renditim si më të rëndësishëm, ullirin, kryesisht për prodhim vaji, vreshtat për tavolinë dhe verë, perimet dhe frutat. Madhësia e fermave organike arrin ne 2,24 ha. Mbi 99% e produkteve që vijnë nga mbledhja spontane eksportohen në SHBA, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Lihtenshtein, Austri, Itali dhe vende të tjera. Megjithatë edhe tregu lokal për produkte organike është duke u zgjeruar.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0