Ekosistemi i sipërmarrjeve të reja në Shqipëri – (Listë) - Business Magazine Albania

Ekosistemi i sipërmarrjeve të reja në Shqipëri – (Listë)


Kjo guidë është një vështrim në terma të përgjithshëm i ekosistemit së krijuar në Shqipëri nga krijimi i inisitativave që nxisin dhe mbështesin në mënyra të ndryshme krijimin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të reja nga të rinjtë.

Një përmbledhje e aktiviteteve, qendrave dhe platformave që veprojnë në Tiranë dhe qytete të tjera.
***Shkrimi mund të ripublikohet vetëm nëse citohet burimi nga është marrë (Startup Grind Tirana) ose autori i shkrimit.

Rubrikat:

  • Aktivitete
  • Akseleratorë /Qendra për aktivitete / Komunitete
  • Fonde / investitorë ëngjëj
  • Informacione mbi sipërmarrjen

Përgatitur nga Alketa Halilaj / PR Manager në Startup Grind Tirana
Shënim: Fotot janë marrë nga faqet online ose profilet në Facebook të nismave të listuara më poshtë.


                                                                                        — AKTIVITETE —


STARTUP GRIND TIRANA
          Website      Facebook

Lloji: Rrjetëzim / Edukim
Frekuenca: 1 herë në muaj / 3 orë aktivitet
Vendi: Protik Innovation Centre / varion
Hyrja: Me biletë

Përshkrim: Startup Grind Tirana është një komunitet që edukon, frymëzon dhe rrjetëzon sipërmarrës të rinj. Startup Grind Tirana është aktivitet mujor ku në qendër ka rrjetëzimin si një mënyrë efikase dhe e drejtëpërdrejtë për të lidhur dhe mbledhur së bashku aktorë të biznesit, të rinj me ide biznesi, përfaqësues të nismave në fushën e teknologjisë, etj.

Është një aktivitet që gjithashtu synon të edukojë dhe frymëzojë këta sipërmarrës dhe pikërisht  për këtë arsye çdo muaj në aktivitet ftohet një biznesmen i njohur dhe i suksesshëm shqiptar i cili ndan me të pranishmit eksperiencat e tij në të bërit biznes në Shqipëri, vështirësitë dhe sfidat. Startup Grind është një rrjet global që edukon, frymëzon dhe lidh (rrjetëzon) sipërmarrësit e rinj me njëri-tjetrin. Vlerat e këtij aktiviteti shprehen qartë në moton e tij globale “Make friends, not contacts” që në kuptim të parë tregon sekretin e rrjetëzimit: Të krijojmë marrëdhënie të mira  me kontaktet që krijojmë dhe ata që njohim në aktivitet! Çdo muaj në aktivitet ftohet një biznesmen i njohur shqiptar i cili ndan eksperiencën e tij në fushën e biznesit me audiencën. Aktivitetin vjetor, Startup Grind Tirana e kurorëzoi me organizimin e festës së parë të startup-eve në Shqipëri, një festë e rëndësishme për nga mesazhet që përcolli, jehonën që bëri në media dhe audiencën e një niveli të lartë. Motoja e aktivitetit: Nëse largoheni nga aktiviteti pa krijuar të paktën një kontakt të ri, quajeni veten të dështuar!


STARTUP WEEKEND TIRANA
11168568_890601277664650_5021212534822826671_n          Website      Facebook      

Lloji: Konkurs
Frekuenca: Disa herë në vit / 54 orë aktivitet maratonë
Vendi: Minisitria e Rinisë / Kulturës / varion
Hyrja: Me biletë

Përshkrim: Startup Weekend Tirana është një aktivitet maratonë prej tre ditësh ku të rinj me ide biznesi mblidhen në një hapësirë të përbashkët dhe punojnë për krijimin e “kompanisë”, për konsolidimin e një modeli biznesi për idenë e tyre nën kujdesin e mentorëve. Të rinjtë prezantojnë idetë e tyre përpara një jurie profesioniste ku dhe idetë më të mira të biznesit vlerësohen me çmime dhe u jepet mundësia të marrin pjesë në aktivitete ndërkombëtare.

Startup Weekend Tirana është një degë e platformës ndërkombëtare Startup Weekend dhe kushdo mund të aplikojë për të zhvilluar një aktivitet të tillë në çdo qytet të vendit. Motoja e aktivitetit: Krijoni biznesin tuaj gjatë një fundjave! Startup Weekend organizohet që prej tre vitesh në Tiranë.


STARTUP LIVE TIRANA

11070737_786961371372775_635073457022197505_n          Website      Facebook      

Lloji: Konkurs
Frekuenca: Një herë në vit / 40 orë aktivitet maratonë
Vendi: Godina e Lirisë
Hyrja: Falas

Përshkrim: Startup Live Tirana është degë lokale e Startup Live, një aktivitet për sipërmarrësit e rinj të cilët kanë mundësi të zhvillojnë dhe konkretizojnë idetë e tyrë të biznesit në një aktivitet maratonë prej 48 orësh. Nën kujdesin e mentorëve (profesionistë nga fusha e biznesit dhe teknologjisë, por jo vetëm), të rinjtë krijojnë modele biznesi për idenë e tyre të cilat i paraqesin përpara një jurie profesionistësh (kryesisht drejtues kompanish apo drejtues organizatash që ofrojnë fonde për sipërmarrjet e reja). Fituesit me idetë më të mira fitojnë programe akselerimi falas, mundësi pjesëmarrjeje në aktivitete ndërkombëtare dhe çmim në para nga AIDA. Startup Live Tirana organizohet nga shoqata UNIque Junior Enterprise, që nga viti 2011.


ADRIATinn INNOVATION WEEKENDS

hjkjkl        Website      Facebook      

Lloji: Konkurs
Frekuenca: Një herë në vit / 3 ditë (54 orë aktivitet maratonë)
Vendi: Universiteti i New York në Tiranë
Hyrja: Falas

Përshkrim: ADRIATinn Innovation Weekends është një aktivitet që organizohet nga Universiteti i New York në Tiranë dhe financohet nga Adriatic IPA Cross-Border Cooperation dhe Bashkimi Evropian. Është një aktivitet maratonë që fillon të premten dhe përfundon ditën e dielë ku të rinjtë që mund të jenë studentë apo freelancers mund të marrin pjesë dhe nën mentorimin e profesionistëve transformojnë idetë e tyre të biznesit në modele të vërteta biznesi për 54 orë ku idetë më të mira zgjidhen  nga një juri profesioniste. Fituesit vlerësohen me vlerësohen me çmime në vlerë monetare, mundësi për pjesëmarrje në inkubatorë dhe udhëtime jashtë vendit. Motoja e aktivitetit: Mund të marrësh pjesë edhe nëse nuk ke një ide biznesi, sepse një e tillë do t’ju vijë ndërmend gjatë
aktivitetit. Për herë të parë aktiviteti u mbajt në 20-22 Mars 2015.


YUNUS SOCIAL BUSINESS ACCELERATOR PROGRAM

11182349_653060684825956_4554844296543352758_n          Website      Facebook      

Lloji: Program Akselerimi
Frekuenca: Një herë në vit  /  4 muaj
Vendi: Varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: Yunus Social Business (Albania) Balkans është një program financimi që mbështet financiarisht dhe teknikisht të rinj që duan të vënë në jetë ide të biznesit social. Pjesëmarrësit në këtë akselerator duhet të kalojnë suksesshëm fazën e parë të aplikimit. Ideja e tyre sociale diskutohet dhe mentorohet nga profesionistë të fushës, në varësi të fushës ku ideja do të implementohet. Gjatë akseleratorit, sipërmarrësit e rinj mësojnë se si të krijojnë plane dhe modele biznesi, se si të prezantojnë idenë e tyre në treg dhe si të fitojnë klientët e parë. Programi është falas dhe filloi në vendin tonë në vitin 2012.


BUSINESS SPEED DATING

logo_new          Website      Facebook      

Lloji: Rrjetëzim
Frekuenca: Disa herë në vit  / 30 minuta
Vendi: Protik Innovation Center
Hyrja: Falas

Përshkrim: Business Speed Dating është një aktivitet një ditor i organizuar disa herë në vit nga Protik ICT Resource Centre. Të rinjtë e përzgjedhur nga aplikimet kanë të drejtë të prezantojnë idetë e të biznesit në një hark të shkurtër kohor prej 5 minutash tek biznesmenë shqiptarë dhe të kërkojnë bashkëpunim apo financim. Ideja themelore e aktivitetit është lidhja e kontakteve të drejtëpërdrejta midis biznesmenëve dhe të rinjve që kanë ide biznesi dhe po përpiqen t’i vënë ato në jetë.
Motoja e aktivitetit: Krijoni kontakte me biznesin dhe realizoni idenë tuaj të biznesit!


STARTUP ALBANIA 

11150564_477025965784189_368568309579820008_n         Website      Facebook 

Lloji: Seminar
Frekuenca: Një herë në vit  / 3 ditë
Vendi: Varion
Hyrja: Me biletë

Përshkrim: Startup Albania është një seminar tre ditor me pagesë i organizuar nga sipërmarrës të rinj e të sukesshëm. Qëllimi i seminarit është të mësojë të gjithë ata që duan të bëhen sipërmarrësit e rinj për mënyrat se si ata të krijojnë produktin e tyre dhe si ta bëjnë atë të suksesshëm, bazuar në eksperiencat e suksesshme të mentorëve të aktivitetit. Motoja e aktivitetit: Mëso si të krijosh një biznes në 3 ditë në fushën e internetit dhe teknologjisë dhe si ta shkallëzosh atë në të paktën 10,000 Euro të ardhura në muaj.


ALBANIAN ICT AWARDS

smallSliderLogo         Website      Facebook 

Lloji: Konkurs
Frekuenca: Një herë në vit  / Mbrëmje gala
Vendi: Varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: Albanian Information Technology Awards Albania është një aktivitet mbarëkombëtar vjetor i cili ndan çmime për sipërmarrjet e suksesshme të cilat për një periudhë një vjetore kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e inovacionit në Shqipëri, në aspekte të ndryshme. Është një aktivitet që mbledh së bashku në një natë gala të gjithë aktorët në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri. Aktiviteti organizohet nga ICTSmedia, kompani në fushën e reklamimit dhe medias e cila operon në Shqipëri dhe Kosovë. Aktiviteti u jep të gjithëve mundësinë të aplikojnë për t’u vlerësuar me çmime dhe është një juri profesionale që ndan çmime për ICT Inovacioni i Vitit, ICT Awards Ylli në ngjitje i Vitit, ect. ICT Awards u mbajt për herë të parë në vitin 2012 në Tiranë.


HELLO TOMORROW ALBANIA

10952278_822420387819064_3488516293135487592_n         Website      Facebook 

Lloji: Konferencë
Frekuenca: Një herë në vit  / 3 orë
Vendi: Varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: Hello Tomorrow Albania është degë lokale e Hello Tomorrow, një organizatë jo fitimprurëse me qendër në Paris e cila organizon një konkurs dhe konferencë ndërkombëtare për sipërmarrësit e rinj dhe shërben gjithashtu si një “mjet për krijimin e lidhjeve mes shkenctarëve, investitorëve dhe sipërmarrësve” në fushën e teknologjisë. Konkursi i parë i Hello Tomorrow mbi sipërmarrjet në fushën e teknologjisë u mbajt në vitin 2014 në Paris ndërsa në Tiranë Hello Tomorrow Albania mbajti një konferencë prezantuese mbi platformën dhe konkursin e Hello Tomorrow
në Mars 2015.  Sipërmarrësit e rinj në fushën e teknologjisë mund të aplikojnë nëpërmjet Hello Tomorrow Albania për të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare të Hello Tomorrow.


CREATIVE MORNINGS TIRANA

10857736_1539445836296254_6428715679648369852_n          Website      Facebook      

Lloji: Informim / Rrjetëzim
Frekuenca: Një herë në muaj  / Çdo të Premte në mëngjes
Vendi: Varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: Creative Mornings Tirana është një aktivitet që zhvillohet çdo të premte në mëngjës në oraret 8:30 – 10:00 dhe përfshin rrjetëzim me pjesëmarrësit, mëngjes dhe një bisedë informale mes individëve që punojnë në profesione krijuese si dizenjim, programim, shkrim, etj. Në Tiranë, aktiviteti organizohet në ambiente të ndryshme dhe çdo puntatë drejtohet nga një “mentor” i përzgjedhur nga organizatorët i cili flet mbi një temë të caktuar në fushën e artit apo fusha të tjera. Aktiviteti përfshin rrjetëzim mes të pranishmëve dhe është pa pagesë. Creative Mornings filloi aktivitetin në Tiranë në vitin 2014 dhe është degë lokale e Creative Mornings, krijuar në USA.


THINGS LAB ALBANIA

1150233_311099262378440_2467461816324910700_n         Website      Facebook 

Lloji: Rrjetëzim
Frekuenca: Disa herë në vit  / Aktivitete mujore
Vendi: Varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: E menduar si një “laborator i teknologjisë”, Things Lab është një platformë që synon t’u vijë në ndihmë të rinjve të apasionuar pas teknologjisë dhe studentëve që studiojnë në këtë fushë. Things Lab është një hapësirë e përbashkët pune për ata që kanë dëshirë të diskutojnë dhe të shkëmbejnë ide, të marrin këshilla dhe asistencë nga të rinj të tjerë për projektet që zhvillojnë individualisht ose në grup. Pjesëmarrës në këtë “laborator” janë kryesisht të rinj që studiojnë, punojnë apo janë të apasionuar pas dizajnit, programimit, inovacionit në teknologji, etj. Aktivitetet e këtij komuniteti filluan në Tiranë në vitin 2014.


ALBANIAN SKILLS COMPETITION

11215083_1132560060103564_717426143283880169_n          Website      Facebook      

Lloji: Konkurs
Frekuenca: Një herë në vit  /  Aktivitet ditor
Vendi: Varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: Albanian Skills Competition është një konkurs që mbahet një herë në vit dhe organizohet nga Ana Zacharian dhe Stephan Leiser, të dy profesionistë në fushën e edukimit profesional në Shqipëri dhe Zvicër. Konkursi organizohet për fushat e zhvillimit të faqeve në internet, dizenjimit grafik dhe fotografisë. Konkurentët janë kryesisht të rinj që studiojnë apo janë të apasionuar për këto profesione. Konkursi zhvillohet brenda një dite dhe konkurentët kanë  një kohë të limituar për të përmbushur detyrat e dhëna nga organizatorët. Vlerësimi i punëve bëhet bazuar mbi përmbushjen sa më cilësore të kërkesave të paracaktuara nga juria. Për herë të parë, Albanian Skills u organizua më 16 Maj 2015. Aktiviteti është insiativë private nga organizatorët të cilët kanë marrë shkas nga konkursi ndërkombëtar World Skills.


OSCAL (Open Source Conference Albania)

Colour_Horizontal_rgb_300_125          Website      Facebook      

Lloji: Konferencë
Frekuenca: Një herë në vit  / disa orë
Vendi: Godina e Lirisë
Hyrja: Falas

Përshkrim: OSCAL është konferenca e parë e këtij lloji në Shqipëri, dedikuar promovimit të Informacionit të Hapur (open source). Folësit në konferencë janë profesionistë shqiptarë dhe të huaj të cilët me punët e tyre kontribuojnë për një shoqëri sa më të informuar, duke ndjekur principet e lëvizjes globale Open Source. Pjesëmarrës në këtë aktivitet janë programues nga Shqipëria dhe rajoni dhe kushdo që mbështet dhe lobon për informacion të hapur në shoqëri. Për herë të parë, konferenca vjetore u mbajt në Maj 2014 dhe organizohet nga komuniteti i Open Labs.


MOZILLA WEEKEND ALBANIA / WIKIPEDIA WEEKEND TIRANA

Website-011-980x450          Website      Facebook      

Lloji: Konferencë / Informim
Frekuenca: Një herë në vit  / disa orë
Vendi: Universitete / varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: Mozilla Weekend Albania organizohet nga komuniteti i Open Labs dhe ka për synim krijimin e një hapësire diskutimi mes të rinjve të apasionuar mbi motorët e kërkimit online siç është Mozilla Firefox, shpërndarja e informacionit në këto motorë kërkimi, etj. Aktiviteti organizohet një herë në vit dhe qëllimi i tij është ndarja e ideve mes të rinjsh dhe prezantimi i shërbimeve që ofron platforma globale Mozilla. Aktiviteti informues mbahet për dy ditë, 6 orë në ditë dhe organizohet në ambiente universitare. Për herë të parë aktiviteti u organizua në vitin 2014 në Durrës. Wikipedia Weekend Tirana ka format të ngjashëm me Mozilla Weekend Albania dhe organizohet po ashtu nga Open Labs. Aktiviteti ka për synim informimin e të rinjve mbi projektin e informacionit falas Wikipedia dhe
projektet e saj më të fundit. Gjithashtu, aktiviteti synon të nxisë të rinjtë të bëhen pjesë e platformës dhe të kuptojnë rëndësinë e shpërndarjes së informacionit falas dhe respektimit të së drejtës së autorit. Aktiviteti i parë i Wikipedia Weekend Tirana u mbajt në vitin 2014 në Tiranë.


DESIGN OVERVIEW IN TIRANA

11108195_475310625958603_987228290753215723_n          Website      Facebook 

Lloji: Konferencë
Frekuenca: Një herë në vit  / disa orë
Vendi: Godina e Lirisë / varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: Design Overview in Tirana është një konferencë vjetore e organizuar nga dizenjatorë të njohur në Shqipëri, me mbështetje të komunitetit Open Labs. Aktiviteti ka për synim promovimin e talenteve dhe punëve inovative në fushën e dizajnit, reklamimit dhe mediave vizuale në Shqipëri dhe jashtë vendit dhe prezantimin e aktorëve kryesorë të kësaj fushe. Folësit e aktivitetit përzgjidhen në bazë të punëve që dërgojnë në aplikim. Konferenca vjetore është një pikë takimi për dizenjatorët shqiptarë dhe të huaj (kryesisht nga rajoni – Greqia, Kosova dhe Maqedonia). Konferenca u zhvillua për herë të parë në vitin 2012 në Tiranë.


JAVA E INOVACIONIT

11202571_893077530751506_7035208098435827596_n          Website      Facebook      

Lloji: Aktivitete
Frekuenca: Një herë në vit / Aktivitete përgjatë një jave
Vendi: Varion
Hyrja: Falas

Përshkrim: Java e Inovacionit është një maratonë aktivitetesh të mbajtura përgjatë një jave (10-17 Maj) nga Ministria për Inovacion dhe Administratën Shtetërore dhe nga komunitete të teknologjisë në vend. Gjatë kësaj jave, Ministria prezanton projektet më të fundit qeveritare në këtë fushë dhe mbështet organizime si Startup Live Tirana, OSCAL, ICT Awards, etj. Aktivitetet që mbahen gjatë Javës së Inovacionit marrin gjithashtu mbështetje nga instanca të tjera qeveritare si AIDA. Motoja: Jeta bëhet më e thjeshtë! Java e Inovacionit u mbajt për herë të parë në Shqipëri në 10-16 Maj 2014.


                                          — —  AKSELERATORË / QENDRA PËR AKTIVITETE / KOMUNITETE — — 


Yunus Social Business Balkan

Website      Facebook
Përshkrim: Yunus Social Business Balkan organizon çdo vit programin 4 mujor të akselerimit me mentorë profesionistë nga Shqipëria dhe vendet e tjera. Për të marrë pjesë në program ju duhet të kaloni suksesshëm fazën e aplikimeve paraprake. Programi 4 mujor ofrohet falas për fituesit dhe përfshin mentorimin e vazhdueshëm të skuadrës tuaj për krijimin e modelit të biznesit social bazuar mbi idenë që keni paraqitur fillimisht.


Protik ICT Resource Centre

Website      Facebook
Përshkrim: Protik ICT Resource Centre është një qendër e financuar nga qeveria shqiptare dhe partnerë ndërkombëtarë dhe synon nxitjen e zhvillimit të teknologjisë tek të rinjtë shqiptarë duke organizuar aktivitete shqiptare dhe me karakter global, si konferenca, sesione informimi apo konkurse qe u japin mundësi të rinjve të marrin pjesë në aktivitete ndërkombëtare. Qendra ofron gjithashtu mundësi akselerimi për sipërmarrjet e reja.


Albanian Innovation Accelerator

Website      Facebook
Përshkrim: Albanian Innovation Accelerator është një qendër dedikuar akselerimit të sipërmarrjeve të reja apo ofrimit të asistencës për sipërmarrësit e rinj që duan të zhvillojnë idenë e tyre të biznesit. Qendra ka për synim lidhjen e sipërmarrësve të rinj me bizneset lokale dhe qendrat e edukimit si universitete, shkolla të mesme, etj. Qendra organizon trajnime dhe aktivitete të tjera dedikuar sipërmarrjes. Ka filluar të operojë në qytetin e Durrësit në vitin 2015.


Talent Garden Tirana

Website      Facebook
Përshkrim: Talent Garden Tirana është një hapësirë e përbashkët pune për programistët dhe dizenjatorët të cilët mund të marrin me qera një ambient të zyrës dhe të ndajnë orët e punës me programistë dhe dizenjatorë të tjerë të qytetit. Talent Garden Tirana organizon gjithashtu trajnime dhe aktivitete të tjera nga komunitete të teknologjisë në vend. Platforma është degë lokale e Talent Garden në Itali. U hap në Tiranë në Qershor të vitit 2015.


ETIK Albania

Website      Facebook
Përshkrim: ETIK Albania është një platformë edukimi që ofron informacione falas mbi probleme të ndryshme që të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë apo studentët hasin vazhdimisht. Është një qendër që organizon trajnime dhe aktivitete të tjera me qëllim informimin e të rinjve mbi teknologjinë. Qendra ofron infomacione edukative falas në lidhje me problemet kompjuterike dhe programe zhvillimi karriere. Qendra ka filluar aktivitetin në vitin 2014 në Tiranë.


Open Labs

Website      Facebook
Përshkrim: Open Labs është një nga komunitetet më të njohura të teknologjisë në Tiranë. Me një numër relativisht të kënaqshëm anëtarësh, Open Labs kontribuon në fushën e teknologjisë duke lidhur të rinjtë me njëri-tjetrin në ambiente duke organizuar aktivitete të rëndësishme dhe që kanë ndikuar në krijimin e një rrjeti të rinjsh të apasionuar pas teknologjisë. Open Labs organizon trajnime informative, OSCAL, Mozilla Weekend Albania dhe Wikimedia Weekend Tirana.


Junior Achievement Albania

Website      Facebook
Përshkrim: Junior Achievement Albania është një organizatë e krijuar me mbështetje të Fondacionit Shqiptaro Amerikan dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë. Programi JA i prezanton nxënësit me karakteristikat kryesore dhe rolin e biznesit brenda sistemit ekonomik. Junior Achievement përdor përvoja praktike për të ndihmuar të rinjtë që të kuptojnë ekonominë e jetës. Programi aplikohet kryesisht në shkollat e mesme të vendit.


Qendra Rinore Tiranë

Website      Facebook
Përshkrim: E hapur në fillim të vitit 2015 me mbështetje të Ministrisë së Rinisë, Qendra Rinore Tiranë ofron hapësirat e saj falas për mbajtjen e aktiviteteve nga të rinjtë, në fushën e artit dhe kulturës, angazhimit social dhe humanitar dhe organizime mbi teknologjinë.

 


                          —- FONDE / INVESTITORË ËNGJËJ —-



Yunus Social Business Albania
(Fonde për bizneset sociale)

KOSBAN (Rrjeti Kosovar i Investitorëve Ëngjëj)

► Vodafone Foundation (Fonde për zbatimin e ideve që krijojnë një ndikim të prekshëm në përmirësimin e
shoqërisë shqiptare)

Programi qeveritar Ëndrra ime (Financim për një projekt që mund të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve)

Angel.al (Rrjet investitorësh kosovarë dhe amerikanë që ofrojnë financim për sipërmarrjet e reja shqiptare)

AIDA (Albanian Investment and Development Agency – ofron fonde për sipërmarrjet e vogla që kanë potencial
për zhvillim të mëtejshëm dhe rritjen e numrit të punonjësve.)

USAID (USAID Albania ofron grante për sipërmarrjet e reja në Shqipëri)

 


                                    —- INFORMACIONE MBI SIPËRMARRJEN —-


Startupgrind.al (Blog)

35e6083

Business Magazine Albania

bissnes_mag

PC World Albania

Screenshot

Digjitale

digjitale


 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0