Ekonomia shqiptare merr parashikim pozitiv nga Fitch Ratings Inc - Business Magazine Albania

Ekonomia shqiptare merr parashikim pozitiv nga Fitch Ratings Inc

ekonomia shqiptare

Nëpërmjet një postimi të publikuar në profilin zyrtar të facebook të Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj është njoftuar se ekonomia shqiptare ka marrë një parashikim pozitiv nga Fitch Ratings Inc. – Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit.

Në njoftim shkruhet: 1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021:

Lexoni: Konfindustria: Ekonomia shqiptare në nivelet para pandemisë vetëm në fund të 2022

Agjencia parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit parashikohet të jetë nga:

  • Rindërtimi pas tërmetit;
  • Progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19;
  • Rënia graduale e papunësisë;
  • Rritja e konsumit privat;
  • Rritja e eksporteve;
  • Rritja e të ardhurave;
  • Rritja e investimeve kapitale

Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2021 janë 5% nga FMN dhe 4.5% nga BERZH.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0